Me punë dhe ndershmeri do të mund të ndërtohet e ardhmja që ëndërrojmë.
Toka e huaj mërgimtarin e vendos përballë provash e stërprovash tepër të forta.
Kështu çdo ditë ishte një përpjekje qoftë për të mësuar zanatin, gjuhën por dhe zakonet e vendit, sepse vetëm kështu mund të dish të respektosh e të respektohesh.
Historia e Eduart Ndocaj, me origjinë nga Manatia (Lezhe) është historia e një integrimi. E një sërë përpjekjesh për një jetë më të mirë dhe integrim në tokën e huaj.
Eduarti mbërriti në Itali, në brigjet e Brindisit me një gomone, si klandestin, në vitin 1996.
………………………..
Nisi punën si punëtor krahu në ndërmarrjet e ndërtimit dhe puna i hyri në zemër, aq sa të ëndërronte që të kishte dhe ai një ndërmarrje të tijën dhe kjo gjë një ditë u bë realitet.
Hapi një ndërmarrje individuale në sektorin e ndërtimeve, e cila më pas u transformua në kooperativë dhe më pas hapi një tjetër shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
E nuk u ndal me kaq.
Sot drejton një Koncern,
Grup të madh shoqërish ndërtimi.
Kështu nga punëtor i thjeshtë, u kthye në punonjës privat e më pas në sipërmarrës duke mundësuar punësimin edhe të personave të tjerë dhe jo vetëm të familjarëve të tij por dhe të punonjësve të tjerë emigrantë.
Cilësia, korrektësia e punës së ndërmarrjeve të drejtuara nga Eduart Ndocaj dhe kontributi në hapjen e fronteve të reja të punës për punonjës të tjerë u bënë dhe motivet që
Ndocaj Costruzioni srl të vlerësohej në
vitin 2008 me çmimin
“Italia che lavora” me motivimin:
si një ndër ndërmarrjet që është shquar më shumë në sektorin e ndërtimeve duke ndihmuar kështu në përparimin e Vendit, qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana shoqërore”.
Një arritje dhe vlerësim i rrallë për një sipërmarrës shqiptar.
Historia e Eduart Ndocaj, me origjinë nga Manatia (Lezhe) është historia e një integrimi. E një sërë përpjekjesh për një jetë më të mirë dhe integrim në tokën e huaj. Eduarti mbërriti në Itali, në brigjet e Brindisit me një gomone, si klandestin, në vitin 1996. Bindja se në Itali, përtej detit Adriatik, ishte e ardhmja e tij, e bëri të përballonte, si shumë të rinj shqiptarë në ato vite, rrezikun e këtij udhëtim. Për fatin e tij të mirë gjeti ndihmë nga banorët, të cilët iu gjetën pranë dhe e mbështetën për të marrë rrugën drejt Veriut të Italisë ku jetonte motra dhe bashkëshorti i saj Gjoka, që ishin vendosur në Milano disa vite me parë. Kështu një strehë e sigurt dhe mbështetja e nevojshme për ata muaj të parë në dhè të huaj nuk i munguan. Motoja e tij ishte: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtonte të ardhmen që ëndërronte. Toka e huaj mërgimtarin e vendos përballë provash e stërprovash tepër të forta. Kështu çdo ditë ishte një përpjekje qoftë për të mësuar zanatin, gjuhën por dhe zakonet e vendit, sepse vetëm kështu mund të dish të respektosh e të respektohesh. InfoPressAlbania.com