InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Më çoi tek cepi i pallatit”, Valbona tregon si tentuan ta përdhunonin

9 Qershor, 2019
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
“Më çoi tek cepi i pallatit”, Valbona tregon si tentuan ta përdhunonin

Valbona Selimllari ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në ekran si një figurë paqësore dhe të qeshur, ajo tregoi një tjetër anë të saj. Vite më parë, në 1997-ën kur vendi ishte përfshirë nga trazirat, ajo ka rrahur një djalë. Selimllari tha se dy djem e kishin ndaluar dhe një prej tyre e kishte goditur në fytyrë dhe kishte tentuar ta çonte në cepin e një pallati, por ajo kishte reaguar dhe e kishte goditur.

Ti je një figurë paqësore, a është kjo një fasadë apo brenda teje fshihet një përbindësh? Valbona a bëhesh ndonjëherë me nerva?

Nuk jemi perfektë në këtë botë, kemi gabime plot, por sigurisht nuk i tregojmë të gjitha sepse kemi qejf të tregojmë vetëm të mirat. Unë bëhem nevrike dhe shumë madje.

Na trego ndonjë rast. Se kur përfytyron një sherr me ty duket i çuditshëm.

Në fakt unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga 1994-97 dhe 1997 ka qenë kulmi. Ka pasur situata të tmerrshme, shpesh djemtë ngacmonin vajzat, kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme. Më ka ndodhur edhe mua dhe do tregoj një rast. Po kthehesha nga teatri dhe në rrugë më dolën dy djem. Njëri prej tyre më pyet: Si e ke emrin? Dhe unë iu ktheva: Ç’të duhet ty. Ishte errësirë dhe nuk më njohu. Më qëlloi me grusht në fytyrë dhe në një moment mu errën sytë. Për fatin tim të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam të fuqishëm. Në një moment u përmenda, e lashë të më çonte tek cepi i pallatit sepse ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndër mend të bënte. Mbaj mend që i thash: “Më vjen keq, por të ka qëlluar me njeriun e gabuar”. Dhe se çfarë kam bërë, e në ç’formë e kam rrahur nuk e di, por e kisha vënë poshtë këmbëve të mia. I kisha vënë gjunjët tek kurrizi dhe e mbaja që të mos ikte. Në një moment dëgjova që po vinin njerëz, shkëpus vëmendjen dhe ai gjeti rast që u lirua dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të mëngjesit me idenë që do kthehej të merrte çelësat, por për fatin e tij të mirë nuk u kthye. Ndryshe do kishte “ngrënë” një dru të mirë dhe do kishte përfunduar në burg. Ajo që më shqetëson në këtë rast është se nëse do ishte një vajzë që nuk do të kishte fuqinë time. Unë në përgjithësi jam vajzë e guximshme, sportiste dhe kisha guxim të madh.

Marrë nga Tvklan

Të Lidhura

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com