InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha:Nuk ka më protesta paqësore si dje. Me 8 qershor populli vepron!

3 Qershor, 2019
in Aktualitet, Politikë
A A
Basha:Nuk ka më protesta paqësore si dje. Me 8 qershor populli vepron!

Opozita zhvilloi dje protestën e shtatë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pjesëmarrja në protestë ishte më e madhja në të gjithë tubimet e opozitës të zhvilluar në 28 vite. Gjithë qendra e Tiranës, nga sheshi “Skënderbej” dhe deri në sheshin “Nënë Tereza” ishte mbushur me dhjetëra mijëra qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë.

Mesazhi kryesor i protestës ishte pikërisht pjesëmarrja masive. Pas 4 muaj protestash, pas një krizë të stërzgjatur politike dhe me gjithë mjetet që po përdor qeveria për të mposhtur politikisht dhe fizikisht opozitën, fakti është se protestat sa vijnë dhe shtohen. Pamjet e pjesëmarrjes masive dje në tubimin e opozitës, janë prova më e mirë se pavarësisht asaj çfarë deklaron Rama, qytetarët janë me opozitën në shesh dhe jo me qeverinë në fushatën e zgjedhjeve vendore. Rritja e qytetarëve që i bashkohen thirrjes së Frontit Opozitar rrëzon çdo parashikim dhe sondazh që kanë dhe ndërkombëtarët për atë që po ndodh në Shqipëri. Në shesh nuk janë vetëm mbështetësit e partive të opozitës, por qytetarë të revoltuar që kërkojnë zgjidhje politike për krizën më të rëndë që ka kapur vendin. Protesta e jashtëzakonshme me mesazhe të rinjve të FRPD dhe LR, me nota paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kthye në një konfrontim të ashpër në momentin që protestuesit u drejtuan te Parlamenti.

Një grup protestuesish tentoi të hynte në godinën që për opozitën cilësohet si godina e turpit dhe institucioni që ka humbur çdo vlerë. Rezistencës së policisë, protestuesit ju përgjigjëm me fishekzjarre dhe me tymuese. Përplasjet kanë vazhduar përgjatë dy orësh duke sjellë tensione dhe situatë lufte. Policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Të dhënat paraprake, deri në orët e para të mëngjesit flasin për të lënduar nga të dy kampet. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se janë 7 policë të plagosur nga ana e protestuesve. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës deklaruan se janë më dhjetëra protestues të plagosur. Një protestues paraqitet në gjendje më të rëndë të të tjerët. Sipas përfaqësuesve të opozitës, i riu është plagosur me armë zjarri nga ana e policisë. Në mesnatë, Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat bënte me dije se personi i plagosur në këmbë, nuk është qëlluar me armë, por “është dëmtuar nga fishekzjarrët”. Për shkak të shoqërimeve të policisë, gazit lotsjellës dhe rrëmujës së krijuar para Parlamentit, nuk ka një numër të saktë të personave të plagosur dhe mjeteve me të cilat janë plagosur. Ditën e sotme, opozita pritet të japë detaje lidhur me incidentet e ndodhura mbrëmë. Përplasja e zhvilluar dje para Parlamentit ka e ka kthyer qendrën e Tiranës në një shesh lufte. Janë pamje që asnjë shqiptar nuk do të donte t’i shihte, por që duken të pashmangshme për sa kohë që kreu i qeverisë dhe politika nuk pranojnë zgjidhje normale të situatës. Ajo që ndodhi dje nuk erdhi rastësisht. Opozita ka kërkuar prej 4 muajsh që zhvillimet në vend të ishin ndryshe dhe që Shqipëria të ishte një shtet normal. Kryeministri, si politikani kryesor përgjegjës për këtë situatë, në vend të krijonte kushtet e një zgjidhje normale politike, ka preferuar t’i hedhë edhe më shumë benzinë zjarrit. Vendimi për të hyrë në zgjedhje pa opozitën, dhuna ndaj protestuesve, si dhe fjalimet e padenja për një kryeministër të gjithë shqiptarëve, e kanë çuar situatën në pikën që përplasja është e pashmangshme. Fatkeqësisht ajo që pamë dje është vetëm fillimi. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bëri mbrëmë, në mbyllje të protestës, një paralajmërim personal për Edi Ramën. “Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit ku unë i drejtohem me arsye kupolës socialiste, koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju”,- deklaroi Lulzim Basha. Ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në deklaratën pas protestës u shpreh se “në protestën e ardhshme i japim fund krizës”. Protesta e radhës e opozitës është vetëm pas pak ditësh, të shtunën më 8 qershor. Mesazhi i drejtuesve të opozitës është i qartë. Koha e politikës duket se ka mbaruar. Tashmë po shkojmë në konfliktit të hapur./Qamil Xhani/

Të Lidhura

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025
Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025
“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025
Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025
Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”
Show Biz

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”

15 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025

15 Nëntor, 2025

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com