InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Idrizi: Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike

2 Qershor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Idrizi: Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike

Në një njoftim për mediat Shpqtim Idrizi ka reaguar në lidhje me çështjen çame. Ai u shpreh se  Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike

Reagimi i plotë:

Elita shqiptare, Akademia e Shkencave, duhet të bërtasin më fortë, pasi kemi një vend që po na shtyjnë drejt harresës
Idrizi: Kërkesë zyrtare Presidentit që të dekorojë Gjeneral Tellinin, i cili mbrojti kufijtë e Shqipërisë

Shoqata Çamëria në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi Shqiptarët e Çamërisë, ka zhvilluar një aktivitet në kujtim të Gjeneral Enrico Tellinit, i cili mbrojti kufijtë e Shqipërisë në vitet 1922-1923, para se të vritej nga Greqia pranë Janinës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU-së tha se Greqia nuk duhet të mërzitet pse i themi që Çamëria është tokë shqiptare.
“Mos të mërzitet Greqia kur i themi që Çamëria është tokë shqiptare, ka qënë, është dhe do të jetë tokë shqiptare. Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike. Kush nuk e di këtë gjë të lexojë librat dhe autorët e lashtë grekë. Pse ne sot duhet ta heqim termin Çamëri? Pse ne sot nuk duhet të flasim për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, për tu kthyer në shtëpinë tonë. Për të fituar të drejtat njerëzore dhe civile, ato mbi të cilat është ngritur bota e qytetëruar”, – u shpreh kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu z.Idrizi tregoi se kush është Gjeneral Tellini dhe se do të propozojë që Presidenti i Republikës ta dekorojë për kontributin që ai ka dhënë për Shqipërinë.
“Është për tu falenderuar dhe për të qënë mirënjohës, për punën që po bën sot Shoqata Çamëria. Sot po nderohet dhe respektohet një njeri i cili u vra, për këtë Shqipëri që ne kemi sot. Na ka bërë përshtypje se si Gjeneral Enrico Tellini, u martinizua për këtë Shqipëri që kemi sot. Gjeneral Tellini u vra nga andartët grekë, bashkë me 3 oficerë të lartë, në krye të detyrës si kryetar i Komitetit për Përcaktimin e Kufijve Shqipëri-Greqi. Gjeneral Tellini është harruar nga autoritetet shqiptare, pasi ai ka pasur një përmendore nga viti 1933 deri në vitin 1945, në një ndër sheshet kryesore të Tiranës. Harresa apo servilizmi i politikës shqiptare, bëri që të mos kujtohej një njeri që ka dhënë kaq shumë për Shqipërinë.
Elita shqiptare, Akademia e Shkencave, njerëz që duhet t’i prijnë interesit kombëtar, duhet të bërtasin më fortë. Duhet të bërtasim më forte, pasi kemi një vend, që po na shtyjnë drejt harresës dhe do e kemi më të vështirë ta dimë se ku do shkojmë dhe kush është e ardhmja jonë.
Kur thashë që Gjeneral Tellinin e vranë andartët grekë, ju e dini që pak më vonë filluan të thonë “jo nuk e kanë vrarë ata”. Gjithmonë historia e Makbethit përsëritet. Tentuan që edhe këtë vërtetë të madhe ta ndryshonin, ashtu siç kërkojnë të ndryshojnë të vërtetën e madhe për shqiptarët e Çamërisë.
Genocid i pastër, spastrim etnik. Ne kemi bërë thirrje publikisht që të bëjmë një debat historianësh. Një debat historik, të ikim nga folklorizmat dhe nga budallallëqet e atyre që kanë kompleksin e gjakatarit. Çdo njeri që ka lexuar 2 libra për historinë e Greqisë, e di shumë mirë që Luftën Civile në Greqi, e fituan bashkëpuntorët e gjermanëve, duke vrarë partizanët grekë që deri në vitin 1944 kishin çliruar 70% të territorit të Greqisë. Kjo është e vërteta.
Ajo që më bën përshtypje është që, pse u hoq busti i Gjeneral Tellinit në 1945. Gjeneral Tellini punoi që kufiri shqiptar të zhvendosej deri në Janinë. Vetëm një politikë servile mund të mos vlerësojë Gjeneral Tellinin, pasi ka frikë se mos mërzitet Greqia.
Ne kemi marrë vendimin zyrtarisht që Shoqata Çamëria, së bashku me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, do ti drejtohemi Presidentit të Republikës që të dekorojë Gjeneral Tellinin. Gjithashtu do ti kërkojmë Bashkisë së Tiranës, që të rikthejë edhe njëherë tjetër bustin e Gjeneral Tellinit, që ka qënë I vendosur më parë në kryeqytet. Do i drejtohemi edhe Bashkisë së Gjirokastrës, pasi dikur aty ka patur një rrugë me këtë emër, por sot nuk është më”, – theksoi kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Në aktivitet folën edhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko, si dhe Alket Veliu. Gjithashtu mori pjesë edhe botuesi i librit “Vrasja Tellini”, Luigi B. Nidito, Kolonel Guri Pashaj, studiues dhe përkthyes i librit “Vrasja Tellini, si dhe Prof.Gazmend Shpuza, historian. Ata u shprehën se vlerësimi i figurës së Gjeneral Tellinit, është një detyrim për institucionet shqiptare.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025

TË FUNDIT

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com