InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Udhëzimi 13 për mësuesit/ Ja si mund të largohen nga detyra pavarësisht vjetërsisë apo …

1 Qershor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Udhëzimi 13 për mësuesit/ Ja si mund të largohen nga detyra pavarësisht vjetërsisë apo …

Mësuesit në të gjithë vendin rrezikohen nga largimi nga puna për motive politike ose klienteliste.

Denoncimi i fortë është bërë nga ish-deputeti Luçiano Boçi, sipas të cilit, mësuesit janë të pambrojtur pavarësisht arsimimit, vjetërsisë në detyrë apo kualifikimeve që kanë.

“Pavarësisht se kanë vite në atë profesion, pavarësisht se janë të kualifikuar, pavarësisht se mund të kenë mastera shkencorë, apo doktoratura, ata hidhen si të pavlerë mes katër rrugëve.

Gjithçka që vlen tashmë është zeruar. Ajo që orienton udhëzimi është vetëm besnikëria politike e vasaliteti partiak. Udhëzimi 13, nuk përfill Kontratën kolektive e përcaktimet e Ligjit për Arsimin parauniversitar dhe hedh në rrugë qindra mësues në ZAV më të vogla e të mesme, të stimuluara nga riorganizimi absurd dhe idiot dhe emigracioni masiv”, shkruan mes të tjerave Boçi.

Postimi i Luçiano Boçit

MËSUESË ÇFARË PRISNI?!

Udhëzimi 13-të për emërimin e mësuesit saksionon përfundimisht gijotinën politike në arsim.

Pasi i zhvlerësoi, denigroi, përdhosi, talli mësuesit, tani, Rama i kërcënon ata drejtpërdrejt me vendin e punës. Pavarësisht se kanë vite në atë profesion, pavarësisht se janë të kualifikuar, pavarësisht se mund të kenë mastera shkencorë, apo doktoratura, ata hidhen si të pavlerë mes katër rrugëve.

Gjithcka që vlen tashmë është zeruar.

Ajo që orienton udhëzimi është vetëm besnikëria politike e vasaliteti partiak.

Udhëzimi 13, nuk përfill Kontratën kolektive e përcaktimet e Ligjit për Arsimin parauniversitar dhe hedh në rrugë qindra mësuesë në ZAV më të vogla e të mesme, të stimuluara nga riorganizimi absurd dhe idiot dhe emigracioni masiv.

Ky udhëzim nuk bën diferencimin e vlerësimeve në mesatare për periudha kohore të ndryshme dhe në institucione të ndryshme.

Mësuesit e vjetër e me performancë më të mirë në mësimdhënie penalizohen, sepse marrin më pak pikë.

Ndërkohë e gjithë djersa e mundi i tyre, i derdhur ndër vite, nuk konsiderohet fare.

Udhëzimi nuk vlerëson ekselencën në kualifikime e as vlerën e plotë të kualifikimeve, zhvlerëson formimin shkencor të mësuesve dhe stimulon dëshmitë fiktive.

Udhëzimi nxit klientelizmin politik në dhënien e çertifikatave trajnuese me kredite nga qendra afër politikës, duke ligjëruar zhvatjen e mësuesve dhe fallsitetin e tyre. Kjo shmang njëherazi detyrimin ligjor të Ministrisë për trajnimet e mësuesve.

Vlerësimi i përfaqësuesit të prindërve, i orientuar në udhëzim, mbetet subjektiv dhe i ngjyrosur politikisht.

Më absurd në Udhëzim, është vetoja pikëzueze e Drejtorit të komanduar politikisht, i cili ka tani skeptrin e vendimmarrjes së largimit nga puna të mësuesve sipas bindjes politike.

Udhëzimi 13 është dënim me vdekje i figurës dhe vlerës emblematike të mësuesit.

Po ju mësues?

Pas kaq vitesh tërheqje zvarrë, refuzimesh vlerësimi moral e financiar dhe tani pas kalimit në gijotinë, çfarë prisni?!!!

Zgjedhën e radhës të zgjedhjeve fasadë?!!!

Revoltohuni!!!!

Bashkohuni në protestën e 2 Qershorit me qytetarët, për të mundur të keqen, padrejtësinë dhe për të kthyer lirinë e votës dhe fisnikërinë e profesionit tuaj!!!!

Të Lidhura

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025
Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 7 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 7 Nëntor 2025

7 Nëntor, 2025

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com