Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.
Lajmin për zgjedhjen e Arba Kokalarit e ka dhënë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare, ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar ai.
Edhe deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për fitore. Ndërkohë që më parë kishte treguar se është bërë pjesë e fushatës së Kokalarit.
Arba Kokalari jeton në Suedi prej 27 vitesh dhe është mbesa e Musine Kokalarit.