Valëvitja e flamujve të Legalitetit në protestën e opozitës ishte sinjali më i qartë i rikthimit të aleancës së vlerave mes PD dhe mbretëroreve. Lidershipi dinamik i Shpëtim Axhamit, kryetar i ri i Partisë Lëvizja e Legalitetit, ka sjellë energji në rrymën e fortë të opozitarizmit në vend. Ulja në tryezën e opozitës, në vendin e merituar, pa asnjë kompromis dëshmon për marrëdhënien speciale të Axhamit me Bashën, për të risjellë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend.
Kushtetuta, ligji zgjedhor e gjithçka tjetër janë ngritur sot mbi interesa politike përfituese. Kur sistemet ngrihet mbi interesa kurrë nuk funksion dhe ai pjell krizë. Legalistët përmes përfshijes në protestat opozitare kërkojnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse në bazë parimesh afatgjatë dhe jo mbi bazë marrëveshjeve dypaleshe momentale duke anashkaluar çdo faktor politik dhe duke mos analizuar në detaje shkaqet që në këtë vend kane sjellë gjithmonë kriza politike si dhe kjo e fundit.
Për të luftuar kriminit dhe korrupsionin në vend, Legalistët e drejtuar nga Axhami e kanë recetën që e ruajnë me fanatizëm: rikthimi i strukturës dhe forcës së Xhandarmërisë. Policia e tranzicionit ka qenë e dobët, e çorientuar, pa pajisje, pa paga dhe e lidhur me krimin. Ndërkombëtarët në raportet e tyre flasin për trafiqe ndërkombëtare që kalojnë përmes Shqipërisë. Ne e kemi pasur një përvojë gjatë mbretit Zog, që edhe sot e kësaj dite gëzon respekt në popull. Shumë vende e kanë, Franca e Italia, kanë forma xhandarmërie.
Platforma e Lelgalistëve ka shtyllë kurrizore filozofinë Zogiste të plotfuqishmërisë së Shtetit ligjor, ku Interesi kombëtar është mbi gjtihcka. E drejta e pronës me pronarë të ligjshëm. Shtet dhe drejtësi ligjore – Rend dhe qetësi . Administratë të specializuar sipas shërbimeve dhe jo sipas nevojave politike.
Sido që të jetë, një gjë ështëtë sigurtë në këndëvështrimin e legalistëve, ndryshimi i ligjit Zgjedhor, Njerka e të gjitha problemeve, një ligj i cili jo pak i ka penalizuar.











