InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Dje protestë madhështore dhe krejtësisht paqësore. Regjimi i Rilindjes, po bie

26 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Dje protestë madhështore dhe krejtësisht paqësore. Regjimi i Rilindjes, po bie

-Dje qeveria Rama realisht u rrëzua. Kushdo që kupton nga politika e ndjen se kryeministri mori udhën drejt dorëheqjes, por pret vetëm garancitë nga pala fituese. Edhe letrat e “dashurisë” drejtuar publikisht Lulzim Bashës e tregojnë një gjë të tillë. Ndërkohë në PS po ndjejnë shijen e ikjes nga pushteti prej votës së lirë me një qeveri zgjedhore. Ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim kundrejt kryeministrit, nuk janë më ata të para disa muajve. Sondazhet tregojnë se opozita është 10 pikë para PS dhe aleatëve të saj.

Opozita ka arritur dje të rrëzoj çdo parashikim për protestat në Shqipëri. Si asnjëherë tjetër shqiptarët u janë përgjigjur thirrjeve të Frontit Opozitar dhe kanë zbritur në shesh si kurrë më parë. Tubimi opozitar mblodhi në Tiranë numrin më të madh të qytetarëve që kanë rritur të mbledhin ndonjëherë partitë politike. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe gjithë qendra e Tiranës, nga fillimi i sheshit “Skënderbej” dhe deri në sheshin “Nënë Tereza” ishte e mbushur me qytetarë që kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje normale.

Siç ishte parashikuar, një numër i madh protestuesish erdhën nga rrethet. Në protestë kishte qytetarë nga çdo cep i vendit. Por ajo çfarë e bënte më të veçantë tubimin ishte fakti se banorët e Tiranës iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në tubim. Si traditë kur lëviz Tirana, ka mbaruar qeveria në pushtet. Pjesëmarrja masive ishte një fakt që nuk mohohej dje, as edhe nga ana e Partisë Socialiste. Edhe pse zyrtarë apo media afër Ramës tentuan ta paraqesin tubimin si një miting të “vakët”, në fakt jashtë mediave e pranonin se përballë nuk kishin parë një miting partiak, por ishte Shqipëria që kishte zbritur në shesh kundër Kryeministrit Edi Rama. Numri i jashtëzakonshëm i qytetarëve në shesh, siç tregojnë edhe vetë pamjet e mediave afër qeverisë, e bëri tubimin e djeshëm një manifestim madhështorë.

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën kombëtarë të opozitës nuk ishte i vetmi zhvillim për t’u mbajtur mendje, dje. Pas disa protestash me incidente serioze dhe me përplasje të ashpër mes qytetarëve dhe forcave të rendit, dje pamë një manifestim krejt ndryshe. Tubimi ishte paqësor dhe qytetarë, gjatë gjithë zhvillimit të tij nuk ranë pre e policisë, siç kishte ndodhur në protestat e tjera. Ato pak incidente që ndodhen para Parlamentit dhe hedhja e ujit me presion nga policia, janë krejt të papërfillshme dhe nuk e zbehin imazhin e një tubimi qytetar. Shqiptarët treguan dje se nuk kanë problemin me institucionet, se nuk duan të përplasen me policinë dhe as kërkojnë që Tirana të kthehet në arenë beteje. Me shumë vendosmëri, opozita arriti të mbaj nën kontroll edhe atë pjesë të qytetarëve që realisht janë të zemëruar keq me këtë qeveri. Janë ata qytetarë që këto muaj janë plasur nëpër burgje, janë rrahur dhe helmuar me gaz nga policia, ndaj dhe është e kuptueshme se reagimi i tyre në protesta të tilla do të jetë më i ashpër se pjesa tjetër e shoqërisë. Por opozita, falë një organizimi përfekt duke vendosur kordonë sigurie me vajza dhe djem të rinj, mes protestuesve dhe policisë, arriti të shmang përplasjet. Në këtë mënyrë jo vetëm qytetarët e revoltuar u shmangën të kryenin akte të forta, por u shmangën edhe provokimet e policisë.

Ndaj dje opozita arriti të paktën dy fitore. E para, i tregoi Qeverisë dhe ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk janë me Edi Ramën, por kundër tij. Pjesëmarrja masive në tubim ishte fakti më domethënës se balanca e votuesve ka ndryshuar. Qeveria ka kohë që nuk e ka shumicën dhe besimin e qytetarëve e prova ishte dje në shesh. Gjithashtu, mesazhi ishte dhe për ndërkombëtarët. Tashmë çdo ambasador që ndonjëherë bën deklarata të papërgjegjshme për protestat në Shqipëri, duket të shoh pamjet filmike dhe jo të lexojë raportet e qeverisë Rama para se të reagojë. Mesazhi i dytë dhe më i rëndësishëm është se opozita bashkë me mbështetjen qytetare ka një projekt konkret dhe plan sesi dilet nga situata. Fjalimi i Lulzim Bashës dje, bashkë me notat revolucionare, kishte dhe elementët e një platforme kombëtare që do të ndryshojë shumë gjëra në sherret politike shqiptare. Në këtë mënyrë, Basha dhe opozita treguan dje se largimi i kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një tekë për të marrë pushtetin, por hapja e një rruge që do të garantojë zgjedhje normale, një parlament që përfaqëson realisht qytetarët dhe një sistem politik që nuk u jep më pushtet të pakufizuar kryeministrave. Është një projekt që dje iu prezantua pjesërisht shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, por që tregon se opozita është në rrugën e duhur për të kthyer më në fund vendin në shinat e ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë normale. Manifestimi i djeshëm ishte një leksion qytetarie, një mesazh që shqiptarët dhe opozita i dhanë Edi Ramës. Është koha që kryeministri ta lexojë siç duhet këtë mesazh dhe të bëj hapa pas nga rruga e konfliktit ku e ka futur vendin.

Shqiptarët po i japin edhe një herë mundësinë të tregohet politikan që reflekton. Dhe duhet të reflektojë para se qytetarët të zbresin edhe një herë në shesh me 31 maj. 25 maji iku pa asnjë përplasje, por 31 maji nuk do jetë i lehtë nëse Rama nuk plotëson kërkesat e popullit.

Dje qeveria Rama realisht u rrëzua, kushdo që kupton nga politika e ndjen se kryeministri  mori udhën drejt dorëheqjes, por pret vetëm garancitë nga pala fituese. Ndërkohë në PS po ndjejnë shijen e ikjes nga pushteti prej votës së lirë me një qeveri zgjedhore. Ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim kundrejt kryeministrit, nuk janë më ata të para disa muajve. Sondazhet tregojnë se opozita është 10 pikë para PS dhe aleatëve të saj. /Qamil Xhani/

Qamil Xhani

Të Lidhura

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025
“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!
Politikë

“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!

14 Maj, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI i ditës, e martë 24 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e martë 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025

Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!
Aktualitet

Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!

24 Qershor, 2025

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës
Aktualitet

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

23 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS: E hënë 23 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS: E hënë 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com