Historia e hapjes së shkolles së parë shqipe në Iballë të Pukës

Nga, Gjelosh Nikolla

Historianët, mbi të gjitha popullsia autoktone e Shqipërisë e kanë mbartur dhe ruajtur brez pas brezi gjuhen, kulturën dhe historinë shqiptare. Studjuesit dhe grumbulluesit e fakteve rreth ngjarjeve dhe personazheve historike janë zëdhënesit më të mirë të së vertetës historike mbi sakrificën dhe heroizmin e shqiptarëve në shekuj. Më gjakun e patriotëve është shkruar historia jonë e rezistencës dhe vazhdimësisë në këto troje. E parë nga ky kënvështrim, historia është e shqiptarëve, si e tillë ajo ka vend për të gjithë.  Kur historia shkruhet më urdhëra politikë e për interesa të ngushta, natyrisht që ajo nuk paraqet më realitetin, sepse deformohen ngjarjet dhe përsonazhet historike duke e kthyer kështu historinë nga një elementë përbashkues e zhvillimor, në pengesë serioze të zhvillimit, të informimit dhe të edukimit të mirfilltë shoqëror e kombëtarë. Jo gjithëmonë liria dhe atëdheu janë mbrojtur apo mund të mbrohet vetëm me pushkë. Duke menduar në këtë mënyrë, mendoj se jo vetëm që kemi gabuar, por kemi humbur edhe shumë kohë dhe energji të dobishme për zhvillimin politik e shoqëror të vendit. Kjo për faktin se po aq sa duhet buka dhe banesa për të jetuar, shumë më tepër na është dashur e do të na duhet shkolla dhe dituria për edukimin shkëncor e atëdhetar të shoqërisë dhe brezave që vijnë.

Populli i Iballës e ka dashur aq shumë shkollën dhe dijen, në këto anë gjithmonë janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të kuvenduar dhe për të hapur rrugën e debatit, shkollimit dhe të dijes. Që në fillim të shekullit të kaluar, arsimimi i popullsisë është konsideruar si mjeti më i mirë dhe më efikas për të ndryshuar për mirë jetën në çdo aspekt të sajë. Në këtë rrugë të njohur të nderit dhe lavdisë sonë kombëtare, do të kujtohen gjithmonë atëdhetaret e Iballës si Vocerr Prela, Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj, të cilët e kuptuan dhe e konsideruan si një nevojë prioritare hapjen e një shkollë shqipe në Iballe. Ideja e tyre do të ndizej dhe do të realizohej pas më shumë se 500 vitesh të mbushura me obskurantizëm dhe dhunë që ndalonte gjuhën dhe shkollën shqipe në krahinat e Luginës së Drinit dhe të gjithë Shqipërinë. Për të realizuar këtë endërr shekullore të malsorëve, patriotët e Iballes bashkëpunuan ngushtë më Imzot Lazer Mjeden dhe vëllain e tij, Dom Ndre Mjeden. Në lidhje me pyetjen se përse u zgjodh pikërisht dom Ndre Mjeda për këtë punë, janë dhënë shpjegime të bollshme, të cilat tregojnë për mënyrën se si shqiptarët dhe malsorët në veçanti, kurrë nuk e kanë harruar origjinën dhe as lidhjet e gjakut midis tyre. Në lidhje me këtë, shkrimtari Luigj Thaçi, ka shkruar se si familja e tyre e ka origjinën nga Iballja nga ku ka levizur drejt fushës që para 200 vjetësh. Dihet fakti që në lagjen e Mirakajve të Iballës, familja e Gjokë Thaçit ka patur shtëpinë mu aty ku sot gjënden guret dhe gërmadhat e banimit të dikurshem. Kjo vërtetohet edhe nga Teodor Ippen, ish konsull i Austro-Hungarisë në Shkoder në periudhën 1897-1904, i cili tregon se si gjyshi i Imzot Gaspër Thaçit, është edhe gjyshi i vëllezërve Lazër e Ndre Mjeda, të cilët nuk e harruan kurrë as origjinën dhe as obligimin e tyre për popullin dhe vendlindjen e të parëve të tyre.  Dihet fakti që Thaçët, përsonalishtë Gjokë Thaçi, ka qënë daja i tyre. Ndërsa nga ana tjetër Thaçët kan patur miqësi të vjetra e të reja edhe më Kryezezët, miqësi e përtërirë edhe në rastin e martesës së vajzës Luke Thaçit më djalin e Kryeziut, Jak Zefin (Mentor Quku, “Mjeda”,volumi I, fq.35). Duke patur këtë lidhje me Iballën, dom Ndre Mjeda dhe imzot Lazër Mjeda (ish Ipeshkv i Dioqezës së Sapës), e kuptuan vullnetin dhe dëshirën e madhe të iballasve për shkollën dhe kulturën shqipe. Në në këtë kushte e rrethana ata u bënë bashkëpuntorët dhe kontrubuesit më të fuqishëm e më të pakursyer për hapjen e shkollës shqipe në Iballë. Në këto rrethana ata bashkëpunuan ngushtë me Vocerr Prelen, Frrok Kolë Pematin dhe Palush Pjetren, derisa me 15 tetor 1903, mundësuan fillimin e mësimit të shkollës së parë shqipe në Iballë. Kjo shkollë e filloj mësimin me rreth 20 nxënës, shumica e të cilëve ishin djem. Për ndjekjen e të gjithë procesit mësimor, si dhe për nevojat financiare të shkollës, etj, ka qënë caktuar famullitari i Iballës, At Zef Mesi. Në atë kohë, klanet e pushtuesve osmanë patën ndërhyrë ashpër për të përçarë popullsinë përmes ngjyrimeve fetare e për të penguar dhe mbyllur me çdo mjet shkollën e parë shqipe në Iballë. Dihet mënyra se si u manipuluan disa përsonazhe dhe familje që patën filluar kundërshtimet për hapjen dhe funksionimin e shkollës duke përdorur pretekstin që shkolla shqipe na ishte hapur shumë afër vendit ku ndodhej xhamia. Për të parandaluar shkatërrimin e shkollës nga veprimtaria dhe sulmet e administratës osmane, patriotët Vocerr Prela, Frrok Pemati dhe Palush Pjetra, mobilizuan vllaznitë e tyre, si dhe  bënë thirrje për mbështetje nga familjet dhe vllaznitë e Bugjonit dhe Berishes Në këtë mënyrë, në mbrojtje të shkollës së parë shqipe të Iballës, dolen edhe patriotët e njohur Frrok Kol Bajraktari dhe Qerim Sokoli, sëbashku me mbështetësit e tyre të shumtë. Në atë kohë të vështirë, në mbrojtje të shkollës shqipe të Iballës është mobilizuar edhe Berisha me prijësit e asaj kohe Markiq Dodën, Pjeter Ndue Prendin, Mehill Shpendin, etj, të cilët derguan fjalë që askush mos me guxue me prekë as shkollën dhe as mësuesin dhe nxënësit e sajë. Lëvizja për mbrojtjen e shkollës së parë shqipe të Iballës kaloj deri në përplasje me armë me mbështetësit e mashtruar nga ana e pushtuesve osmanë të cilët kërkonin mbylljen e shkollës. Beteja me armë ka zgjatur më pak se dy ditë dhe për fat të mirë është mbyllur pa gjakderdhje midis mbrojtësve dhe kundërshtarëve otomanë të shkollës. Në këtë përplasje janë djegur dy shtëpi të atyre banorëve që kundërshtonin shkollën. Meqënëse pushteti otoman nuk ja doli për të mbyllur shkollën shqipe në Iballë me anë të përçarjes fetare, si hakmarrje kundër mbrojtësve të shkollës nisi drejtë Iballës një ushtri me rreth 1000 ushtarë me detyrë për të djegur shkollën dhe të gjitha banesat e atyre që kishin kontribuar për hapjen dhe për mbrojtjen e shkollës.

Në këto kushte është njoftuar menjëherë Imzot Ndre Mjeda, i cili ka shkuar menjëherë tek konsulli Austriak në Shkodër, dashamirës i vertetë i shqiptarëve. Me anë të konsullit u arrit të ndërhyhet me shpejtësi tek valiu i Shkodrës, nga ku u dha urdhëri që ushtria osmane të kthehej mbrapa me argumentin që shkolla shqipe e Iballës është hapur nën kujdesin dhe mbrojtjen e Austro-Hungarisë. Mbas kësaj ngjarje, dëshira dhe vullneti e popullit dhe patriotëve të Iballës dhe i të gjithë krahinave të Pukës për shkollën shqipe është shumëfishuar. Në këto kushte, brenda pak kohësh u arrit edhe ndertimi i godinës së re të shkollës së Iballës dhe kompletimi i mirë dhe i shpejtë i sajë.

Dihet që shkolla shqipe e Iballës ka qënë një ndertesë 2 katëshe më 8 dhoma dhe e paisur me orenditë më të mira të kohës, shkollë po aq e bukur sa dhe shkollat e hapura në qytetin e Shkodres.

Pamja autentike e kësaj shkolle është paraqitur nga Franz Nopça, në librin e tijë me titull ”Shqipëria Katolike e Veriut”, të botuar në Vjenë, si dhe tek kalendari me titull “DIJA” i vitit 1908, fq.262. Në këtë shkollë model për kohën, deri në vitin 1907 ka shërbyer mësuesi Kol Zezaj i cili pati ardhur në Iballë së bashku me familjen e tijë. Gjatë kësaj periudhë shumë djem të Iballës dhe më gjërë patën mësuar shkrim e këndim, pa harruar edhe faktin që mësuesi pukjan Kol Zezaj, ringjalli atë  dashurinë e madhe të pukjanëve për shkollën dhe gjuhën shqipe të vrarë për shekuj me radhë nga pushtuesit osmanë dhe veglat e verbëra të tyre.

Përsëri, pas vitit 1908, ka qënë nxitja e qëllimshme e administratës osmane dhe e bejlerëve vendas që shkaktuan djegien e shkollës shqipe të Iballës. Përpasojë, deri në vitin 1934, Iballja pati mbetur pa godinë shkolle dhe mësimi është zhvilluaar në kushte të vështira nepër shpia private.

Duhet theksuar fakti që shkolla e Iballës, njëlloj si të gjitha shkollat e tjera shqipe të asaj periudhe në malësi, është djegur më urdher të administratës osmane, urdhër që bazohej në dekretin e njohur të sulltan Abdul Hamitit, datë 31 maj 1779. Në këtë dekret, nga njëra anë përcaktohej marrja në mbrojtje e shkollave greke, serbe, medreseve, etj, ndërsa nga ana tjetër nuk duhej lejuar asnjë libër dhe asnjë përpjekje në drejtim të hapjes së shkollave shqipe.

Shkolla shqipe në malësi dhe kudo tjetër në Shqipëri është hapur dhe mbrojtur me luftë dhe sakrifica të mëdha. Në këtë betejë për shkollën shqipe në Iballë, në rreshtat e para të sakrificës dhe qëndresës kan qëndruar patriotët Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj, që në bashkëpunim më patriotët e tjerë të Pukës, si Halil Musa i Kabashit, Marash Marku i Qelëzes, Zenel Aga i Iballës, Qerim Sokoli i Bugjonit, Mhiell Shpendi dhe Pjeter Shpendi i Berishës, etj, që nuk lejuan dhunën as masakrat e pushtuesve osmanë mbi mesuesit e shkollës dhe as mbi popullsinë që dergonte fëmijet atje. Në mbrotje të shkollës së Iballës patën dalë hapur edhe imzot Pregë Doçi (abat i Mirditës), si dhe Prengë Pasha (kapedani), të cilët nderhynin herë pas here e me të gjitha mundësit tek Konsulli i Austrisë dhe përsonazhet e tjera të kohës për të përkrahur e mbrojtur shkollën shqipe në Iballë dhe ku do nëmalësi. Nga shkolla buron dija që është energjia jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe politikës shqipëtare.