InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rudina Hajdari del hapur në krah të Qeverisë: Edhe Azemi do ishte kundër PD-së

12 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Deputetja Rudina Hajdari reagoi gjatë në rrjetet sociale, duke kundërshtuar protestën e opozitës mbrëmjen e sotme, duke shtuar se babai i saj, Azem Hajdari nuk do ta mbështeste këtë që po ndodh sonte.

Reagimi i plotë:

Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria. Burrat e zakonshëm do të trajtohen në spital për dëmtime të shkaktuara nga djegiet. Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës – për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit.

Prap ne, njerëzit do ti paguajmë! Por për këtë e di që nuk u bëhet vonë…

Ndërkombëtarët – që dëshirojnë të na afrojë më shumë drejt anëtarësimit në BE – po qeshin me demokracinë surreale që është në kokën tuaj dhe një zot e di se në të kujt tjetër.

Shqiptarët e zakonshëm zgjedhin demokracinë dhe jo frikën e instaluar nga rregjimi i kaluar dhe ai i sotëm. Kanë zgjedh evropën edhe pa ju. Se janë kudo në evropë e gjithë botën por mbartin turpin nga politikanë si ju qe nuk po bëni dallim nga narkotrafikantët dhe matrapazët që nuk e lanë këtë vend të shikojë një ditë të bardhë.

Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë evropa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kesaj shfaqje të shëmtuar.

Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse – ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesërmen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerëzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik.

Me këtë sjellje mendoj se është e qarte se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika.

Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe skanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të till ka plot ky vend!

Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël. Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shpërthejnë Molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Evropa.

Rudina A. Hajdari

Të Lidhura

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026
Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026
“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com