Ne ç’vend po jetojmë?
Dikush të më thotë
Kudo qe hedh sytë po shoh vetëm Don Kishotë,
Po shoh ëndrra te vrara teksa kërkojnë liri
Po shoh shpirtra qe nuk prehen, duan Demokraci
Lot, kudo shoh lot ,
vuajtje , mërzi
U bënë kaq vite vendi im,
je burgosur unë e di
Shpirti me digjet ,
zemra po me dhemb
Linda ne Demokraci
ama tashmë Diktatura po me tremb
Linda ne të bekuarin shekullin e ri
Linda atëherë kur shqiptarit i buçiste zëri
“Liri Demokraci”
Atëherë kur vendi gezonte
qe po vinte nje epokë e artë
Sot Shqiperia po zien,
ku po shkojmë dreqi e marrtë?!
Ku po e çoni vendin
i nderuar Zotëria Juaj
Jam nje studente
dhe këtu nga e ardhmja
po e ndjej veten të kërcënuar
Ju lutem me sugjeroni
nje vend për te emigruar
Sepse vendin tim
ne njëmije pjesë
ma keni copëtuar
Hapini sytë dhe perreth shikoni
Vendi po çirret cdo ditë
ju lutem largohuni…
Boll na folet per botë
dhe nderkombetar
Ulini syte poshtë zotëri ,
populli tashme zjarr ka marr….
Mos na e fikni
dhe shpresen e fundit qe na ka mbetur
Largohuni
nese pakëz krenari ju ka mbetur
Mjaft më ju e mbytet kete vend
me mjerim
Shporruni zoteri nga populli
askush ska me shpetim