InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Zef Bushati: Shqipëria vuan e do të vuaj për aq kohë sa në krye te shtetit do ketë udhëheqës që nuk e respektojnë ligjin

26 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
Zef Bushati: Studentët nuk duhet ta shuajnë këtë dritë që ata ndezën!

Une mbeshtes te gjithe ata qe kane respekt per ligjin.
Shqiptarët kurrë nuk do bëjnë një shtet ligjor nëse nuk e kuptojnë që shtetin e bën dhe e forcon respektimi rigoroz dhe me korrektesi absolute i zbatimit te ligjit. Ligji është ligj. Ligji është njësoj për te gjithë. Ligji nuk komentohet, por zbatohet. Kush shkel ligjin dënohet.

Shqiperia ka 29 vite që vuan nga shkelësit e ligjit. Shqiperia vuan e do të vuaj për aq kohë sa në krye te shtetit do ketë udhëheqës që nuk e respektojnë ligjin, që e konsiderojnë pushtetin e tyre mbi pushtetin e ligjit, që e bëjnë ligjin siç u intereson atyre, që e ndryshojnë ligjin sa here të duan ata. Është skandaloze që populli, qytetarët të kenë një President të Republikës që shkel ligjin, të kenë një Kryeministër që nuk zbaton ligjin, të kenë politikanë që nuk respektojnë ligjin.

Kjo kategori e antiligjit eshte kategoria e drejtuesve me te rrezikshëm që i bëjnë dëm shtetit, që e çojnë shtetin drejt destabilizimit, drejt varfërisë, kaosit, që e lënë shtetin ne dorën e bandave dhe të banditëve, ne duart e hajdutëve dhe krimineleve, që e lënë shtetin në duart e kontrabandistëve te drogës dhe prostitucionit. Këtë situatë e ben më skandaloze fakti kur disa diplomatë të shteteve te huaja, disa politikanë te Parlamentit Europian, disa zyrtarë te shteteve te ndryshme, japin këshilla ne kundërshtim me ligjin shqiptar, ne kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, siç është rasti i fundit me reformën zgjedhore .

A e kuptojnë te gjitha kategoritë qe përmenda se po e dëmtojnë shtetin, po e drejtojnë ne rrugën e gabuar ? Çfarë kërkon Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike ? A nuk e drejtoi keq PD – në dhe humbi ne zgjedhjet e fundit parlamentare ? A e pranoi humbjen per dy vite me rradhe ? A e pranoi qe PS i fitoi zgjedhjet ? A pranoi qe PS fitoi maxhorancës absolute ne Parlament ? A pranoi qe PS te kete 74 deputete dhe PD 44 deputete ? Si ka mundësi qe Basha me 44 deputete i kerkon kreut te PS me 74 deputetë te largohet nga kreu i qeverisë. !!?

Kush e mesoi Bashën të bëjë veprimin pa precedent në botë, veprimin antikushtetues, tërheqjen e deputeteve te PD nga parlamenti ? Kush e mesoi Bashën te godase sistemin kushtetues të Shqipërisë, sistemin e Republikës Parlamentare ? Kush e mësoi Bashën te mos e regjistrojë Partine Demokratike ne zgjedhjet lokale ? A e kupton ky njeri se çfarë është ligji ? A e kupton Basha që shkel ligjet ? Po kush e ndalon Bashën qe te protestojë per pakënaqësite qe ka ai dhe qytetarë bashkë me të ndaj qeverisjes dhe Kryeministrit ? Kush e ndalon Bashën që te marre pjesë ne zgjedhje simbas ligjit ?

Por askush nuk duhet ta lejoje Bashën e këdo që te shkel ligjin. Çfarë shprese kane qytetarët tek ky Kryetar partie dhe tek të tjerët qe e ndjekin nga pas, se ata do të jenë në gjëndje të bëjnë një shtet ligjor nëse fitojnë zgjedhjet ? A është i përgjegjshëm ky kryetar partie dhe te tjerët që e ndjekin nga pas, dhe qe janë njesoj si ai, se po e çojnë shtetin dhe popullin drejt kaosit. Kjo kategori duhet ta kuptoje se nuk shkelet ligji.

Kjo kategori duhet ta pësojë e duhet të penalizohet nga ligji, që në nje te ardhme as keta e as kuzhdo tjeter ne pushtet te mos guxojë te shkelë ligjin. Nëse sot penalizohet Basha, nesër do penalizohet Edi nese shkel ligjin. Keta shkelësit e ligjit, qe nuk u regjistruan ne zgjedhje simbas ligjit, nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhjet lokale. Asgjë nuk humbet Shqiperia se nuk mori pjese ne zgjedhje nje subjekt apo disa subjekte politike qe drejtohen nga shkeles te ligjeve, përkundrazi populli, qytetarët fitojne zbatimin dhe respektimin e ligjit, fitojnë shtetin ligjor per sot, neser dhe ne te ardhmen e Shqipërisë.

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com