InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ernesto Sabato shkrimtari i madh argjentinas dhe lidhja e tij me shqiptarët..!

25 Prill, 2019
in Artikuj, Kulturë
A A
Ernesto Sabato shkrimtari i madh argjentinas dhe lidhja e tij me shqiptarët..!

Ishte, si tani, fund prilli i vitit 1996 kur nga avioni zbriti në Rinas një burrë mbi të 80-at. Në kokë mbante një kapele të vendosur gjysmë mënjanë, me syze të errata dhe me një pardesy hedhur shkarazi mbi supet. Ishte Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas, me origjinë nga arbëreshët e Italisë. 

Fjalët e para që tha ishin shumë kuptimplote: “Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar”
Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barazvlefshëm me Borges, Marquez, Cortazar, atë ditë me re nuk harroi të tregonte se në studion e tij kishte një gravurë veneciane të heroit të madh të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.

– Me cilët nga personazhet tuaj do të mund të identifikoheshit sot? – ishte një pyetje e gazetares. Bëhej fjalë për personazhe që Atë e bënë të njohur në të gjithë botën me librat që shkroi si “Tuneli”, “Heronj dhe varre” dhe “Ëngjëlli i errësirrës” të sjella edhe në shqip nga përkthyesja Mira Meksi.
Vështroi pak dhe tha : – “Të gjithë janë mishërime të inkoshiencës sime, e cila asnjëherë nuk gënjen. Të gjithë jemi një përzierje e mirësisë dhe së keqes, e ateizmit dhe besimit, e bujarisë dhe egoizmit, e frikës dhe e trimërisë.
-Çfarë ju shtyn kur shkruani ?
-Instikti
-Asnjëherë arsyeja?
-Arsyeja nuk i shërben ekzistencës. Arsyeja i shërben teoremave matematike dhe fabrikimit të sendeve. Shpirti i qënieve njerëzore në thellësinë e tij nuk është për gjëra të tilla. Përpara personazheve të mi ndjehem si përpara qënieve me mish dhe kocka, që i kam krijuar vetë por edhe që s’më binden. Diçka e vështirë për t’u shpieguar.
Mandej gazetaria e pyet për raportet e tij me gratë :
– Matilde është gruaja e vetme e jetës suaj apo keni patur edhe dashuri të tjera?
– Kam patur edhe dashuri të tjera si çdo qënie njerëzore. Disa më të forta se të tjerat. E çfarë? Kultura të mëdha në lashtësi kanë qënë poligame. Vetëm në këtë shoqëri hipokrite dhe borgjeze fshihet prirja natyrale e qënies njerëzore.

Vizitoi Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeun Arkeologjik në Durrës, u njoh nga afër me historinë e stërgjyshërve të tij, për të cilën do të shprehej:
“-Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri kujtova shumë nënën time, e cila është me prejardhje shqiptare. Nëna ime ishte shqiptare dhe fliste shqip. Ajo ishte si një perëndi për mua… Në Shqipëri do të kem rastin të njoh vëndin e parardhësve të mi. Jam shumë i prekur nga ftesa që më është bërë”.“Nëna ime ka jetuar gjithnjë me nostalgjinë e të parëve të saj. Gjithmonë ajo fliste shqip me të vëllain e saj. Madje edhe sot më kujtohen disa fjalë shqip që kanë të bëjnë më bukën, shtëpinë… Ajo rridhte nga një familje e vjetër e vendosur në Kalabri, në “Magna Grecia” siç quhej atëherë, fill pas vdekjes së Skënderbeut, në fshatin San Martino -tregon Sabato.Nga mijra familje shqiptare që shkuan në Kalabri, nën mbrojtjen e mbretit të Napolit, mik dhe aleat i Skënderbeut, ishte edhe familja e nënës time, e cila u vendos fillimisht në Santa Martino de Finita…“Mbaj mend që gjyshja e nënës time quhej Maria Gjuzepina e San Marcos (fshati ku jetonin në atë kohë), një grua e hekurt dhe me karakter të fortë, por edhe një grua e mrekullueshme. Kur nëna ime u martua, ajo i kishte dhënë një unazë të vjetër të familjes me inicialet M. S. pra San Marco. Këtë unazë, para së të vdiste, nëna ime ia dha gruas time, Matildës, ndërsa më pas, ajo ia dha mbesës time që quhet Marina Sabato. Kështu kjo unazë e vjetër shqiptare shtegton nga brezi në brez.”

E gjithë Shqipëria më do shumë dhe unë i shpreh shumë mirënjohje asaj – ishin fjalët e tij të lamtumirës..

Ernesto Sabato u nda nga jeta më 30 prillin e vitit 2011, në moshën 99 vjeçare. Ne shqiptarët kemi arësye të përligjura t’a kujtojmë këtë personalitet kompleks të trungut tone amëtar sepse edhe Ai kurrë nuk rreshti së kujtuari me krenari origjinën e tij shqiptare.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com