InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Lolita” dhe tabutë në letërsi. Histori dashurie, apo abuzimi?

24 Prill, 2019
in Artikuj, Kulturë
A A
“Lolita” dhe tabutë në letërsi. Histori dashurie, apo abuzimi?

Tregoji një shkrimtari për një tabu dhe ai do ta kthejë në histori. Të paktën këtë ka treguar historia e letërsisë. Nëse ka tabu në letërsi, e sigurt është që nuk imponohen nga shkrimtarët dhe madje as nga lexuesit në përgjithësi. Mjafton të përmendim kryeveprën e Nabokovit, “Lolita”, që, tekefundit, është edhe një histori pedofilie. Apo “50 hijet e Greit”, që pavarësisht prozës së dobët, e çoi një hap më tej erotizmin në letërsi. Për të mos folur pastaj për trendin e fundit të romaneve me elemente të mbinatyrshme, ku kanibalizmi është mënyrë jetese.

Kanë kaluar afro 60 vjet qëkur “Lolita” u botua për herë të parë në Paris. Libri tregon historinë e një 40- vjeçari, Humbert, i cili hyn në një marrëdhënie seksuale – që ai e quan dashuri – me një vajzë 12-vjeçare. Vetë Nabokov ka thënë se në këtë libër janë shqyrtuar tre lloj tabush: vetë historia e Lolitës 12-vjeçare është një prej tyre; martesa mes racave dhe ateizmi. Për këto dy të fundit, Nabokov ka thënë shprehimisht: “Një martesë mes racës së zezë e asaj të bardhë, që rezulton në një sukses të plotë me fëmijë e nipër, si dhe një ateist, i cili jeton i lumtur dhe i plotësuar dhe vdes në gjumë në moshën 106-vjeçare.”

Po çfarë janë ekzaktësisht tabutë në letërsi? Me tabu kuptojmë diçka që është njëkohësisht e shenjtë dhe e ndaluar. Pra, ka një kuptim të dyfishtë, magjepsës dhe i neveritshëm në të njëjtën kohë. Por në letërsi, tabutë marrin kuptime më të gjera. Zakonisht librat që merren me çështje tabu më shumë i tërheqin lexuesit sesa shkaktojnë atë ndjenjën e ndalimit apo të kundërshtisë.
Pikërisht kjo e ka bërë “Lolitën” një kryevepër mbi erotizmin…
Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qira në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai lë mendtë.
Që të rrijë pranë nimfës së tij, Lolitës së tij të adhuruar, siç e quan, ai vendos të qëndrojë me çdo kusht në dhomën e ofruar, madje edhe martohet më vonë me të ëmën e vajzës, e cila një ditë do të zbulojë nga shënimet në ditarin e të shoqit se ai nuk është vetëm burri i saj, por edhe lakmitari i së bijës.

Ngjarjet do të precipitojnë shpejt dhe heroi ynë do ta gjejë veten një ditë të bukur njëherësh edhe njerku, edhe dashnori i vajzës së re, status që do ta çojë në një spirale të tërë ngjarjesh dhe emocionesh.
“Lolita” është një ndër librat më kontrovers të letërsisë së shekullit XX, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara. Humberti do ta ndjekë përjetë Lolitën, duke e përligjur kërkimin e tij të ethshëm: “Ishte një dashuri me shikim të parë, me shikim të fundit, me çdo shikim.”
Nabokov, me këtë roman, të çon përtej tabusë; ka aftësinë t’i krijojë lexuesit kaq shumë dilema sa të mos jetë më i sigurt se çfarë e tërheq në këtë histori.

Ndër vite, “Lolita” herë është përshkruar si histori dashurie, herë si histori abuzimi. Tekefundit, është një krijimtari letrare dhe si për çdo gjë të tillë, perceptimi është tërësisht individual.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com