Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarat në media, Elita Rudi ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Në kurthin Piter Pan”, për të folur për herë të parë pas lindjes së djalit.
Në fund të emisionit, bashkëshorti, reperi Gjiko e surprizoi Elitën duke i ardhur në studio ndërkohë që ajo e dinte në Itali.
“Ditën e parë që të kam parë e dija që do ishe gruaja ime, pastaj të propozova dhe the po.

Më ke falur djalin më të mirë në botë, me kë falur botën. A do bëhesh gruaja ime deri sa të plakem e të bëhem për pampersa?”, i tha Gjiko Elitës dhe nxorri kutinë e unazës.
Elita u përlot dhe çifti dhuruan shumë emocione teksa fëmijët e emisionit kërcenin rreth tyre.




3