Familjes shqiptare Seferaj i është refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet franceze në Fleury, por kjo nuk i ka ndaluar banorët e zonës që ta kundërshtojnë vendimin përmes një tubimi në mbrojtje të familjes shqiptare.
I gjithë komuniteti ka dalë në rrugë dhe ka mbrojtur familjen Seferaj, e cila prej 7 vitesh jeton në zonën e Fleury.
“Familja ka 7 vite që jeton këtu dhe fëmijët e saj janë nxënës në shkollën Fleury ku janë integruar mirë”, thotë Gëendoline Ëattel, një nga prindërit e nxënësve të shkollës Fleurys.
Prindërit dhe nxënësi e kësaj shkolle u mblodhën jashtë sallës së bashkisë për të protestuar kundër vendimin për dëbimin e familjes shqiptare. 567 firma u mblodhën në mënyrë që familja Seferaj të mos dëbohet.
“Ne duam t’u tregojmë atyre se i mbështesim ata, sepse kjo familje ka treguar gatishmërinë e saj për t’u integruar, duke marrë mësime të gjuhës franceze ose duke investuar në shoqata të ndryshme, siç është shtëpia e biçikletave, si dha ka qenë aktive te shoqata e prindërve”, tha një tjetër pjesëmarrës në protestë.