InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pesë filozofët që “folën” edhe me vdekjet e tyre të çuditshme!

31 Mars, 2019
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Pesë filozofët që “folën” edhe me vdekjet e tyre të çuditshme!

Nga Alexandra Dantzer

Simon Krishlej, profesor i filozofisë në Shkollën e Re për Kërkime Sociale në Nju Jork, ka shkruar një libër të quajtur ”Libri i Filozofëve të Vdekur” (2008). Ai rrëfen tregime të ndryshme rreth vdekjes së filozofëve, dhe disa prej tyre janë realisht të çuditshme apo dhe qesharake. “Ambicia e librit, është të tregojë, se shpesh vepra më e madhe e artit të një filozofi, është mënyra e vdekjes së tij”- u shpreh Kritshlej për “The Guardian”.

Krisipi vdiq duke u gajasur

Krisipi (280–207 P.E.S), njihet si një nga stoikët më të mëdhenj. Ai vdiq gjatë olimpiadës së 143-të, në moshën 73 vjeçare. Rreth vdekjes së tij, ka 2 histori alternative, dhe që të dyja kanë të bëjnë me alkoolin. Krisipi e pranonte hyjnizimin, si pjesë të zinxhirit shkakësor të fatit.

Teoria e parë është se ai vdiq nga marramendja 5 ditë pas pirjes së një vere shumë të fortë. Megjithatë, tregimi i dytë është edhe më i çuditshëm , dhe lidhet me emrin e tij.

Duke parë se një gomar po hante fiqtë e tij, në vend se të mërzitej për këtë, ai i tha me zë të lartë një gruaje të moshuar:”Tani jepini gomarit të pijë verë të pastër, për të shpërlarë fiqtë”. Ai e gjeti batutën e tij kaq për të qeshur, sa që nisi të qeshë në mënyrë të pakontrollueshme , u rrëzua përtokë dhe pati një bllokim frymëmarrjeje që i mori jetën.

Francezin Zhylien Ofrej de La Mëtrje, e mori më qafë e ngrëna me tepri

Autori i “Njeriu-makinë”, Zhylien Ofrej de La Mëtrie (1709-1751), ishte i njohur për teoritë e tij materialiste të natyrës njerëzore, dhe nuk pati ndonjë vlerësim të veçantë nga bashkëkohësit e tij të Iluminizmit. Vdekja e tij, shihet si e përshtatshme me filozofinë e tij, dhe përshkruhet si një “vdekje materialiste”. Ai humbi jetën për shkak të mbi-ngrënies.

Dë La Mërtie ndodhej në shtëpinë e ambasadorit francez në Berlin, zotit Tirkonel, duke konsumuar pate tartufi. Ai hëngri aq shumë, sa që menjëherë nisi të ndihet keq. E refuzoi ndihmën e mjekëve, duke i quajtur ata sharlatanë, dhe u përpoq të shërohej, duke nxjerrë vetë gjak nga trupi. Megjithatë, kjo metodë nuk funksionoi, dhe ai ndërroi jetë pas disa orësh.

Herakliti vdiq i mbuluar nga jashtëqitjet e lopës

Herakliti (535- 475 P.E.S), ishte një filozof grek para-stoik, i njohur për refuzimin e shoqërisë, që ai nisi ta përçmojë. Ai vendosi të jetonte i izoluar nëpër male, ku ushqehej vetëm me barishte. Ai u enjt në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të kequshqyerjes, dhe duhej të kthehej në qytet për të marrë ndihmë mjekësore.

Megjithatë, ai nuk donte të ndiqte këshillat e mjekëve, por kërkoi të mbulohej me plehun e lopëve për të shëruar sëmundjen e tij. Ka dy versione të historisë së vdekjes së tij. Sipas së parës, ai u mbyt në jashtëqitjen dhe urinën e lopës. Në të dytën ai ul para rrezeve të diellit, feçet iu thanë plotësisht, dhe ai vdiq nga mbinxehtësia.

Diogjeni u vetëvra duke mbajtur frymën

Ekzistojnë shumë anekdota të pazakonta të shkruara rreth Diogjenit (vitit 320 P.E.S), të tilla si jetesa në një fuçi, jashtëqitja në teatër, dhe ngrënia e sasive të mëdha të qepëve në një moment të jetës së tij. Megjithatë, elementi më i shquar e njohur për të, është se ai nuk kishte frikë nga autoriteti.

Ai ishte i vetmi që u tall me Aleksandrin e Madh, dhe mbeti gjallë më pas. Sipas “The Guardian”, Diogjeni dëshironte të varrosej me fytyrë përmbys, si në fjalët e tij:”Pas pak

kohësh, e poshtmja do të ngjitet lart”.

Ai jetoi deri në moshën 90 vjeçare, dhe vdekja e tij është e rrethuar ende nga misteri. Megjithatë, ka dy teori më të mundshme. Ai vdiq ose duke konsumuar një oktapod të pa gatuar, ose vendosi të kryente vetëvrasje duke mbajtur frymën.

Mishel Fuko

Një filozof francez (1926-1984), i njohur për teoritë e tij subversive mbi seksualitetin dhe stilin ekscentrik të jetesës, Mishel Fuko la një trashëgimi të fortë të shkruar mbi seksualitetet e çuditshme. Ai u sëmur në vitin 1984, duke vuajtur nga simptoma të vazhdueshme, të ngjashme me gripin.

Ai vazhdoi të punonte mbi librin e tij “Historia e seksualitetit”, gjatë gjithë kohës që vuante nga sëmundja e tij. U zbulua më vonë se ishte prekur nga AIDS, për të cilën me sa duket kishte pasur dijeni që në fillim. Vdekja e tij në vetvete, nuk është aq mbresëlënëse se sa fakti, që kishte filluar të lexonte në mënyrë obsesive Senekën, teksa po i afrohej ora e vdekjes. Ai vdiq më 25 qershor, në të njëjtën datë që vdiq edhe filozofi i njohur romak.

VintageNews – Bota.al

Të Lidhura

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com