InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Artikull rrëqethës i vitit 1913: Ja tmerri që e vuanin shqiptarët nga pushtimi serb e malazez: “Sa më shumë shqiptarë që vdesin, aq më mirë”!

21 Mars, 2019
in Artikuj, Histori
A A
Artikull rrëqethës i vitit 1913: Ja tmerri që e vuanin shqiptarët nga pushtimi serb e malazez: “Sa më shumë shqiptarë që vdesin, aq më mirë”!

Ky shkrim i Edith Durhamit është botuar në revistën ‘The Near East’, me 1 gusht të vitit 1913. Durham ka reaguar kundër një shkrimi që në fakt ka qenë dezinformim në lidhje me punën e saj bamirëse në Shqipëri, ku ajo akuzohet se u ndihmonte vetëm të krishterëve.

Në përgjigjen e saj shihet se gjendja e shqiptarëve myslimanë dhe katolikë ishte njësoj e rëndë dhe se erdhi si rezultat i okupimit serbo-malazez në vitin 1912 kur filluan Luftërat Ballkanike.

Shkrimi i më poshtëm i Durhamit, i përgatitur nga studiuesi Daut Dautienkas për Telegrafin, publikohet për herë të parë – më poshtë – në gjuhën shqipe.

Myslimanët e Shqipërisë

Jam shqetësuar kur mësova nga botimi i juaj i datës 11 korrik, nga një raport që është shpërndarë, ku thuhet se unë u kam ndihmuar kryesisht malësorëve të krishterë.

E them me mirëbesim se z. Christian ka shkaktuar kontradiktë. Por, ju lus që të më lejoni që ta shpreh qëndrimin e serbëve dhe malazezëve të cilët kanë vendosur që ‘kur toka të bëhet e jona më nuk do të ekzistojë çështja myslimane’.

Këtë e kam dëgjuar ta deklarojnë malazezët pa ndërprerë, me qëllim që të fillojnë punën me egërsi të madhe për t’ua bërë të pamundur qëndrimin popullsisë myslimane në fshatrat e tyre.

Ata [malazezët], jo vetëm që i kanë djegur të gjitha fshatrat, por i kanë rrënuar edhe muret e shtëpive dhe në shumë raste kanë lënë vetëm turma gurësh.

Plaçkitja ka qenë e tërësishme. Asnjë copë të rrobave nuk e kanë lënë. Në mënyrë të përditshme, gratë malazeze kanë vërshuar në Podgoricë për t’u ngarkuar të kërrusura nga mallrat e plaçkitura të shqiptarëve.

Një vullnetar nga Bosnja i cili i ishte dëshmitar i plaçkitjes që u bë në Vilajetin e Kosovës, tha me ithtësi: ’Gruaja malazeze marshon 100 kilometra për të vjedhur një këmishë’.

Ato janë të pashpirta. Kur unë protestova kundër njërës se fëmijët, rrobat e të cilëve po i vidhni, mund të vdesin nga të ftohtit gjatë dimrit, ajo u përgjigj: ’Kështu edhe duhet, dashtë Zoti! Ata janë myslimanë. Sa më shumë që vdesin, aq më mirë!’

Mali i Zi ka vajtuar me zë të lartë para Evropës se i duhen toka të rrafshëta pjellore për t’u zgjeruar në afërsi të Shkodrës. Kur kjo u është refuzuar, pasi që këto toka janë në pronësi private të fshatarëve myslimanë, përgjigjja ishte gjithmonë: ’Ata duhet të largohen. Le të shkojnë në Azi.’

Në mënyrë që të përthekohet ky shkatërrim i këtyre njerëzve të pafat, janë shkatërruar edhe pemët dhe trupat e ullinjve. Në disa raste është ndezë zjarr në rrënjët e trupave në mënyrë që ato të mos gjelbërojnë kurrë.

Kashta, drithërat, duhani, të gjitha stoqet, në fakt janë plaçkitur; i kanë marrë bagëtinë dhe kuajt; kopshtet i kanë shkatërruar, vreshtat i kanë prerë.

Që nga prilli kur kam ardhur unë, kam shkuar nga një fshat i shkatërruar në tjetrin dhe kam shpërndarë fonde aq sa kam patur nga ‘Macedonian Releif Society’ dhe aq sa kam patur mundësi të mbledh vetë.

Disa stoqe të rrobave m’i kanë dhënë miqtë e mi në Angli, së bashku me Kryqin e Kuq. Por, vazhdoj të shoh dhe dëgjoj për shumë e më shumë rajone të shkatërruara.

Fondet e mia gati janë shterur. Asnjë metelik nuk është dërguar në këto rajone nga ‘Gjysmëhëna e Kuqe Britanike’.

Malësorët janë në gjendje shumë të rëndë – gjysmë të zhveshur dhe të uritur. Janë rrahur në mënyrë të përditshme nga Ushtria serbe dhe malazeze. Gjysma e tyre janë katolikë.

Të gjithë kanë vuajtur njësoj. Ata më lusin për ndihmë për familjet e tyre të uritura për vdekje. Jam e detyruar që t’u them që ata tu tregojnë fqinjëve të tyre që të mos vijnë te unë pasi që fondet më janë harxhuar.

Si shtesë, bëjë thirrje urgjente për mbi 200 shtëpi përreth kufirit me Malin e Zi që janë plaçkitur dhe djegur. Këta janë myslimanë.

Në lindje të Shkodrës një numër i madh i shtëpive katolike janë plaçkitur, por nuk janë djegur, kurse mua më kanë detyruar që të mos ju ndihmoj edhe pse janë në gjendje të mjerë.

Gati tri të katërtat e të ndihmuarve janë myslimanë, por unë kam bërë thirrje që të ndihmohen edhe katolikët që janë në gjendje të njëjtë me myslimanët.

Dëshiroj të theksoj, gjithashtu, që ushtritë ortodokse në shumë raste janë treguar njësoj fanatike sikur ndaj myslimanëve dhe katolikëve. Çfarëdo kontributi do të ndihmoj.

Kontributet duhet të paguhen në ‘Albanian Releif Fund’, në ‘Union of London’ dhe ‘Smith’s Bank’ (dega në Swiss Cottage), College Crescent, London, N.W.

Më vjen keq të them, por mua më ka ndalur kryetari i Podgoricës në Mal të Zi që t’ju jap ushqim ose rroba fshatrave myslimane të kufirit të cilat i kanë djegur malazezët.

Ai po ashtu u është kërcënuar disa priftërinjve katolikë me burg dhe në një rast edhe me varje nëse guxonin të vinin te unë për të kërkuar ndihmë për ‘grixhën’ e tyre e cila ka nevojë të madhe për ndihmë.

Refugjatët nga territori i Plavës dhe Gucisë, i okupuar së voni, i është nënshtruar ‘konvertimit’ me dhunë nga myslimanë në ortodoksë. Mjetet bindëse janë rrahja dhe kërcënimet me vdekje.

Fëmijët janë marrë me dhunë dhe janë dërguar në kishë për t’u pagëzuar pa lejen e prindërve. Edhe katolikët, gjithashtu, janë ‘konvertuar’ në mënyrë të ngjashme.

Duhet të shpresojmë ndershmërisht që Fuqitë do t’i dorëzojnë sa më pak toka të shqiptarëve Malit të Zi dhe Serbisë”.

Të Lidhura

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit

8 Shtator, 2025

FOTO/ Këngëtarja e njohur çmend ndjekësit me pamjen e saj, shafqet me fustan provokues…
Show Biz

FOTO/ Këngëtarja e njohur çmend ndjekësit me pamjen e saj, shafqet me fustan provokues…

8 Shtator, 2025

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com