Majlinda Bregu, tanimë nga pozicioni i Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, foli në emisionin “Përballë” të gazetarit Lufti Dervishi edhe për videon që shkaktoi zhurmë në mediat sociale, ku ajo shfaqej duke përqafuar Knut Flackestein.
Ish-deputetja e PD-së sqaron se videoja është e tetorit të 2015-s, dhe është filmuar në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë.
“Po në tetor të 2015-tës, ka qenë një komision parlamentar i gjithë komisioneve të integrimit të rajonit dhe Knut Fleckestein ka qenë i ftuar si reporter i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë asokohe kryetar i Kuvendit dhe drejtonte pjesën e parë të hapjes së takimit, unë isha kryetare e komisionit të integrimit dhe ishte periudha kur PD dhe e kishte shumë për zemër dhe falenderonte Knut Fleckestein dhe Eduard Kukan sepse ishin ato nismëtarët dhe garantuesit e procesit të dekriminializimit, një nga fitoret kryesore të Partisë Demokratike”, tha ajo.