InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

VLERA E MIKUT TË MIRË

17 Mars, 2019
in InfoPress, Kulturë
A A

Tregim nga, Prend Ndoja

Kur zemë fill të flasim për vlerat e MIQËSISË ndër shqiptarët, menjëherë, para nesh, na del të kuptojmë që po flasim për një fenomen që ruhet dhe vlerësohet aq me kujdes sa që shqiptarët e krahasojnë me jetën e tyre. Këtë e them me një qëndrim të plotë të mendimit ,pasi që janë shumë fakte ku është dhënë edhe jeta që të mbrohet miku.Ndër viset tona, para se të lidhnin miqësi është peshur mendimi dhe stërholluar shumë,pasi që në këtë fenomen, duhet të ishin prezentë gjërat më të çmuara si: Nderi,burrëria,soji i familjes,atdhedashurija,sepse, që nga aty ,afroheshin, bashkoheshin në raste gëzimi apo hidherimi për një miqësi të përjetshme. Që nga koha e principatave, kishte mbetur si traditë,se vetëm familjet me vlera të larta morale dhe atdhedashurie të miqësohen në mes veti.Ashtu dhe me radhë të kategorizoheshin, dhe të parët tanë zgjedhjen e miqësisë e kishin në qendër të vëmendjes. Në të kaluarën tonë, lëndë e parë për të zhvilluar jetën dhe siguruar ekzistencën ekonomike në fshat ishte zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë.Në mungesë të mjeteve të avancuara teknike që sot e lehtësojnë punën, atëhere ka qenë dasht të punohet shumë me forcë fizike, me mundim dhe djersë të madhe që të mxirren nga toka të mirat materiale që jeta i kërkonte.Siç marinarët që përcjellin motin për lundrim të qetë nëpër ujërat e tyre,ashtu dhe fshatarët përcillnin kohën e përshtatshme për mbjellje, korrje… Isha aty, diku në pranverën e 8-të të moshës sime. Pranvera e kishte stolisur natyrën me bukuritë e saj aq bukur, sa që të mbushte mendjen që e ka zgjedh Kosovën për të firmosur prezencën e saj artistike.Çdo gjë rrezonte dhe frymonte jetë, rritje dhe zhvillim, që të mbushte brendinë dhe mendjen ta përqafosh tërë vendin, të futesh në të dhe të rritesh me të.Bujqit, që në lindje të diellit ,dalloheshin me një shatë,lopatë,kosë,apo ndonjë mjet tjetër pune të hedhur mbi supe dhe me plot vrull filloheshin drejt tokave të tyre. Në kohën e mihjes së misrit apo kositjes,në mungesë të monedhës , fshatarët ndërronin krahë pune me njëri tjetrin, vetëm e vetëm që toka të punohet në kohën e duhur. Si zakonisht, në eksperiencat e njerëzimit krahas lumturive kanë udhëtuar edhe gjërat e hidhura që luftonin të venë ombrellën mbi rrezet e gëzimit.Në kohën kur fushat ishin për kositje, mu në atë kohë babai i yne që ishte i vetmi krah pune në familjen tonë në atë kohe ishte sëmrë rëndë.Sëmundjen e kishte dhuratë nga burgjet famëkeqe te Rankoviçit,ku kalonte gjatë kohës së dimrit ,i rrahur dhe i futur ne ujë, duke iu ngrirë akulli në trupin e tij,dhe duke e larguar akullin së bashku me lëkurën e këmbëve. Në atë pranverë ai ishte i shtrirë në spital;varfëria i kishte dhënë shenjat e saj. Livadhet e fshatit ishin në përfundim të kositjeve,ndërkohë kur fushat tona çdo ditë edhe më tepër po binin në sy si të mbetura pas dore.Ishte një pamje që familja e jonë, në pamundësi të ndryshonte ndonjë gjë e vuante dhe e pranonte në heshtje. Një ditë në lindje të diellit, na zgjon nga gjumi mbrehja e kosave të vuara mbi “kulla” dhe rraheshin me çekan.Kur më vonë pamë që ato krisma pune ishin neëlivadhet tona.Ata ishin miqtë tanë,do burra të pashëm, të zhvilluar, të gjatë,them të vërtetën, me pamjen e tyre e prezentonin farën e tyre të Gegnisë së vjetër, të ruajtur në Curraj të Epërm nga ku dhe e kishin origjinën, dhe me vonë kishin zënë vend në Sopot(fshat në komunën e Gjakovës).Dalloheshin me sa veçori që të tregonin që këta malsorë kanë lidhshmëri të fortë me unin e tyre,dhe ,në mbrendinë e tyre, nuk kishin pranuar të imponoin laramanitë e kohërave. E ruanin me shumë fanatizëm pozitiv kulturën dhe peripecitë e origjinës,mbanin dhe një theks të veçantë në shprehjet e tyre,që tingëllonte bindshëm dhe ëmbël,ndërsa në anën tjetër dukej që donin të thonin që nuk duan të largohen nga rrënjët e gjuhës së tyre, gegnishtes. Ishin atdhedashës të patundur ,të pathyeshem nëpër shekuj,ashtu e kishin ruajtur nëpër kohëra nga brezi në brez pa marrë para sysh çmimin që u kishte kushtuar.Ishin kombëtarë dhe besimtarë të denjë.Për festa, në kullën e tyre u bashkoheshin burra nga të gjitha trevat nga i lidhte shoqëria dhe miqësia.Në ballë të vendit, në kullën e Prek Gjeloshit i printe kuvendit kushërini i Mark Tugjit;(Flamurtari i Mërturit) Rrustem Sokoli.Bisedat ishin të matura dhe të peshuara mirë. Aty ishte dhe heroi i ynë Kombëtar Mark Avdyli,Marku dhe Rrustemi, përpos që ishin kushëri, i kishin përjetuar se bashku vuajtjet më të tmerrshme ne burgjet e Rankoviçit. Aty trajtoheshin tema dhe ngjarjet kombëtare.Ishin pra, tema të luftës për liri. Por edhe ngjarje që kishin ndodhur në aktivitetet gjatë luftës kur Marku ishte së bashku me Imer Berishën dhe të tjerët. Ndërsa Rrustemi i tregonte luftën,dhe vuajtjet që i përjetoi në qelitë jugosllave si krah i djathtë i dajës së tij, Shaban Demës etj.,etj. Ne atë ditë pranvere, porsa rrezet e para i kishin përqafuar fushat tona me bar të shtrirë,që i kishte ikur koha e kositjes,burra të Currajve i dhanë gjallëri vendit .Në radhë të parë, i printe burrave te Currajve kreshniku Prek Gjeloshi,dhe pas tij, me radhë vazhdonin :Tom Mirashi,Pashk Zefi dhe 5/6 të tjerë. Preka ishte i zgjuar,i dashur,i thjeshtë,por në pamjen e tij dallonte ora e një burri të madh që e madhëronte. Kur për disa shkaqe të kaluara të asaj kohe, familjes sonë i kanosej rreziku,një mbrëmje po sa iku drita e diellit në derë trokiti Prek Gjeloshi,ishte me disa burra të Currajve dhe i armatosur gjer në dhembë. Pas përshëndetjeve dhe përqafimeve miqësore, Preka e mori fjalën dhe iu drejtua babait tim; Bajraktar! Pasi jemi të informum me ngjarjen, e pash të udhes që të jemi pran jush me gjith mundësit e mia në çdo rast…Pas sa bisedave lehtësuese mbi rrjedhën e asaj “kohe”,kaloi ajo natë me biseda burrërie dhe dashuri të thellë miqësore. Ishte kënaqësi të ishe pjesë e asj nate të këndshme miqësore.Pasi që moti nuk paralajmëronte vranësira,të nesërmen me plot respekt u filluan për në shtëpinë e tyre. Këta pra ishin miq të mirë nga Currajt e Epërm, që në momente të vështira ishin afër dhe iu përgjigjën nevojës së mikut, edhe pa i ftuar.Njerëzit e mirë edhe kur kalojnë në amshim, siç pushon sot shpirti i të ndjerit Prek Gjeloshit, mbeten të gjallë dhe kujtohen me respekt. Sot,vitaliteti dhe vlerat e këtij fenomeni të miqësisë, në përgjithësi te shqiptarët janë nëpërkëmbur,e kanë humbur genin dhe freskinë si vlera te shenjta,Ruajtja e miqesis esht seleksionimi dhe rauajtja e pamjes tone ne te tashmen dhe ne te ardhmen. Revanshimi drejt internacionalizmit të pakontrolluar është bërë një disfatë e këtij fenomeni. Sot, paraja,standardi,jeta luksoze i kan joshur që t`i thyejn dhe shkelin kodet e shenjta të miqësisë dhe kanë kaluar në “modernizëm”.Sot, në liri,në të shumtën e rasteve kanë shkuar aq larg sa që e kanë pranuar si normale,miqësinë me sllavë,grekë,turq… Që në një të kaluar jo shumë të largët ishin vrasësit e popullit dhe kulturës sime.

Të Lidhura

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025
Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur
Kulturë

Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur

29 Mars, 2025

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com