Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Por janë mesazhe që duhen interpretuar.
Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose te frikësohemi.
Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të “frekuentuara”. Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara. Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Ëndrrat erotike
Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën Jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.
Emocionet gjatë ëndrrave seksuale
Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t’u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.
Problemet
Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t’u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.
Ëndrrat erotike të grave
Të bësh seks me dy meshkujËshtë një ëndërr erotike mjaft e përhapur. Një nga meshkujt edhe mund të mos marrë pjesë në akt, por vetëm të shohë. Në çdo rast ajo ka nevojë t’u tregojë të dyve dhe vetes së saj se është e dëshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja për t’u vlerësuar më shumë. Është një dëshirë dhe një nevojë: kënaqësia e të qenit në mes të vëmendjes së universit mashkullor. Dy meshkujt përfaqësojnë dy anët e seksit, të butë dhe agresiv. Ajo ka nevojë për afirmim.
Të bësh seks me një të panjohur
Shumë e shpeshtë. Kjo ëndërr nis nga themeli i seksualitetit tonë, na çon në rrënjët e kënaqësisë: nuk janë miq, nuk është dashuri, nuk infiltron asgjë. Është rezultat i një tërheqjeje të fortë që nuk lë ndjesi faji. Kjo është një ëndërr erotike klasike dhe të siguron: i panjohuri nuk të gjykon, është si një letër e bardhë, ku mund të hedhësh gjithë nevojat e patreguara. Kjo ka vlerën më të fortë erotike se të tjerat, sepse u lejon grave të jetojnë (në ëndërr) një seksualitet më në fund primitiv pa paragjykime.
Të shikohesh kur bën seks me partnerin
Tek femrat elementi eksibicionist është më i fortë se sa te meshkujt. Në këtë ëndërr femra ka nevojë të jetë e pranuar, e vlerësuar, e konfirmuar. Ajo dëshiron të bëhet objekt dëshire dhe vëmendjeje edhe për të tjerët që e shohin. Domethënia, ama, mund të ndryshojë në varësi të identitetit. Shpesh në ëndrrat erotike të adoleshenteve, spektatorë janë prindërit: ajo është duke kërkuar të ketë vëmendjen e tyre.
Të bësh seks me një grua
Nëse një grua ëndërron sikur bën seks me një tjetër grua, nuk është një shenjë homoseksualiteti. Është vetëm nevoja për të eksploruar veten nëpërmjet një figure tjetër të ngjashme. Njëlloj sikur të ishte një lojë pasqyrash. Në fakt, është një ëndërr shumë natyrale, ka në thelb përkëdhelje dhe jo seks agresiv, një dëshirë për të qenë e pranuar dhe bindëse. Fsheh një farë frike nga gjykimi mashkullor: kurse një femër nuk mund të gjykojë seksualisht një tjetër.
Ëndrrat erotike të burrave
Të ëndërrosh sikur bën seks në grup
Një ëndërr erotike shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.
Të bësh seks me një personazh të famshëm
Më e këndshmja e ëndrrave erotike. Ë ëmbël, e sigurt, pak fëminore, nxjerr atë pjesën e parritur të vetes, atë pjesë aq fëminore. Fakti që një personazh i famshëm bën dashuri me ty, të bën të ndihesh i rëndësishëm dhe i dëshiruar. Kjo është një nga ato ëndrrat erotike-jo erotike. Ëndrra të tilla shihen në periudhën e adoleshencës ose në fillim të krizave në çift.
Të bësh seks me një kolege
Është sinjal i një rutine që po të vret, dhe të bësh seks me një koleg është gjallëruese, i jep shkëlqim diçkaje të venitur. Një ëndërr e përkufizuar si shumë e “shëndetshme”. Është e lidhur me sferën profesionale, mbi të gjitha nëse kolegia është një epror.