InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj!

2 Mars, 2019
in Artikuj, Kulturë, Të ndryshme
A A
Sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj!

Franz Kafka (1883-1924)

Autorit të Metamorfozës i pëlqente nudizmi, edhe pse jo gjithmonë e praktikonte. Ai i kalonte pushimet në një hotel natyralist, “Burimi i rinisë”, por nuk ishte shumë i gatshëm të zhvishej, duke fituar pseudonimin “njeriu me kostum banje.”

Agatha Christie (1890-1976)

Librat e saj kanë shitur miliona kopje, por nuk i ka shkruar (materialisht) ajo. Në fakt ajo vuante nga disgrafia, një shqetësim i të mësuarit që e bënte shkrimin e saj të dorës, të palexueshëm, dhe kjo e detyronte të diktonte romanet e saj. Ajo gjithashtu u martua dy herë, dhe të dy e tradhëtonin/

OSCAR WILDE (1854-1900)

Dandy si askush para tij, autori i “Portreti i Dorian Grayt” e shprehu “diversitetin” e tij që fëmijë, kur donte të vishej si grua. Në kolegj ai nuk i praktikonte fare sportet mashkullore, por e stoliste dhomën e tij me pupla me ngjyra, porcelanë blu dhe buqeta zambakësh.

GEORGE BYRON (1788-1824)

Ishte libertini më i madh në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kjo i atribuohet një numri të madh të të dashurave: plot 250, vetëm në një vit, kur ai banonte në Venecia. Për të kujtuar “pushtimet” e tij mbahen disa prej qimeve pubike të secilës në një zarf, me emrin e saj. Lord Byron i donte shumë kafshët. Në festat në shtëpinë e tij zakonisht vinin rrotull kuaj, pata, pallonj, zogj, një papagall, një fajkua, një dhelpër, një shqiponjë dhe një korb.

ALBERTO MORAVIA (1907-1990)

Thuhet se shkrimtari i “Indiferentët”, gjatë qëndrimit në Capri, dilte rreth e rrotull me një buf mbi shpatullat e tij. Gruaja e tij Elsa Morante, e shëtiste macen e saj siameze me një zinxhir. Moravia jetoi me Moranten për një kohë të gjatë në Capri, ku ai shkroi romanin “Augustine”. Të dy mbetën të martuar nga viti 1941, deri në vitin 1962.

ELSA Morante (1912-1985)

Thuhet se shkrimtarja dhe poetja romane, në një pikë në jetën e saj ishte çmendurisht në dashuri me regjisorin Luchino Visconti. Kur Morante shkoi në Venecia për ta takuar, Visconti nuk ishte shumë i lumtur për ta takuar dhe u përpoq ta shmangë. Në atë pikë, në Piazza San Marco, shkrimtarja i tregoi pjesët e saj intime duke ulëritur, duke tërhequr vëmendjen e turistëve (regjisorit).

JAMES JOYCE (1882-1941)

Ai kishte një pasion të vërtetë për të pasmet e grave. Por jo vetëm kaq, ai pëlqente të rrihej, dhe të nënshtrohej. E dëshmojnë disa nga letrat drejtuar të dashurës, një kujdestare me të cilën u largua nga familja e tij e pasur, dhe e cila u bë partnerja e tij për gjithë jetën.

Autori i “Uliksit” gjithashtu kishte një frikë të madhe nga bubullimat, për shkak të dados së tij, një katolike e devotshme, e cila i kishte ngulitur idenë se bubullimat ishin shprehje e zemërimit të Perëndisë. Kur ai dëgjonte bubullima, që fëmijë ishte i detyruar të bënte shenjën e kryqit dhe të thoshte një lutje; edhe i rritur, ai dridhej ende.

JACK LONDON (1876-1916)

Djalë i paligjshëm, autori i Dhëmbi i Bardhë kishte një njerk të alkoolizuar, i cili që fëmijë e dërgoi në pijetore për të blerë birrë me një kovë. Kështu Jacku i vogël filloi të pijë që në moshën pesë vjeç. Dhe nuk u ndal më. Në moshën 14 vjeç pinte deri sa i binte të fiktë, dhe në moshë të madhe pinte deri një litër uiski në ditë, mes grindjeve dhe incidenteve: humbi dhëmbët e parë në një përpleshje. Ai ishte i njohur për racizmin e tij të thellë, sidomos në drejtim të aziatikëve.

Lev Tolstoy (1828-1910)

Si një fëmijë dhe adoleshent, ishte një student indiferent. Si një i rritur e kalonte kohën mes të grave, bixhozit, alkoolit dhe dueleve. Natën e martesës e detyroi gruan të lexonte ditarin e tij, ku përshkruheshin të gjitha aventurat e tij erotike. Të gjorës iu shpif. E gjithë kjo ndodhi para konvertimit të Tolstoit, i cili nga ai moment hoqi dorë nga alkooli, pirja e duhanit, seksi dhe ushqehej vetëm me supë, qull dhe bukë.

Edgar Allan Poe (1809-1849)

Ai kishte frikë nga errësira, dhe mësoi matematikë duke llogaritur moshën e të vdekurve në varre. I gjithë faji i profesorëve të shkollës fillore, që përveç sjelljes së nxënësve në varreza, në fillim të çdo viti shkollor i jepnin një lopatë të vogël që përdorej për të gërmuar varrin e shokëve që vdisnin para përfundimit të shkollës. Kur u rrit ai ishte pa para dhe bënte ndonjë mashtrim. Si gazetar, ndonjëherë ai sajonte artikuj të rremë.

J. R. R. Tolkien (1892-1973)

Autori i “Zoti i unazave” ishte para së gjithash një studiues gjuhësh: mes atyre të lashta dhe moderne, njihte 12 shpiku 14. Profesor në Oksford, ishte i njohur publikisht në qytetin universitar, si një shofer i keq, i cili ecte kundravajtje, aq sa gruaja nuk pranonte të udhëtonte me të në qytet. Natyrisht, zonja Tolkien nuk ishte një grua e duruar. Burri i saj gërhiste shumë dhe ajo arriti ta bindë që të flejë në banjë, në vaskë.

WILLIAM SHAKESPEARE (1564-1616)

Dramaturgu anglez ishte i fiksuar pas parasë: praktikonte interesa të larta për miqtë të cilëve u jepte hua, dhe ishte shumë abuzues në kërkesat ekonomike për punën e tij. Po kështu ishte bashkëshort jo besnik: janë të shumta historitë e tij jashtëmartesore, si dhe kishte disa fëmijë të paligjshëm.

Të Lidhura

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com