InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyshi e rriti që 2 vjeç, nipi e vrau për lekët. Si u zbulua që ishte autori

1 Mars, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
Gjyshi e rriti që 2 vjeç, nipi e vrau për lekët. Si u zbulua që ishte autori

Vrau gjyshin, nipi tenton të inskenojë ngjarjen si grabitje, por në fund pranon krimin.

Vangjel Kapllani, i njohur dhe me emrin Anxhelo, ka pranuar para hetuesve se është pikërisht ai autori që ka vrarë me një plumb pistolete në kokë, gjyshin e tij 69-vjeçar. Adoleshenti 16 vjeç kishte trashëguar pikërisht emrin e gjyshit, i cili e kish rritur prej moshës 2 vjeç, pasi në vitin 2004 dy prindërit e tij vdiqën në një aksident rrugor në Greqi.

Hetuesit kanë arritur të binden se gjithçka mund të ishte vrasje dhe se autori mund të ishte nipi i tij. Këtë bindje ata e kanë krijuar nga ekspertiza e vdekjes së 69- vjeçarit, por edhe nga deklaratat kontradiktore të nipit të viktimës mbi rrethanat e ngjarjes. Kjo ka bërë që në orën 04:00 të së enjtes, 16- vjeçari Vangjel Kapllani të arrestohet.

Adoleshenti para hetuesve ka pranuar se ishte pikërisht ai vrasësi i gjyshit të tij. Nipi i viktimës ka treguar se ka qëlluar 69- vjeçarin me plumb në kokë, me një pistoletë “Zastava”, të cilën ua kishte blerë disa të rinjve në Vlorë, pasi gjyshi i kishte “nxirë jetën pas vdekjes së gjyshes”.

Kapllani, pasi ka parë që gjyshi nuk kishte vdekur ende, e ka goditur dhe me një send të fortë pas koke. “Policia e Vlorës, pas hetimeve intensive ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’”, bëhet e ditur nga Policia.

Dyshohet sipas informacioneve nga Policia dhe asaj çfarë ka dëshmuar 16-vjeçari, se ky i fundit ka tentuar të marrë shumën prej rreth 1 milion lekësh të vjetra dhe në ato momente është pikasur nga i moshuari, gjë e cila ka shkaktuar debat mes tyre. Sipas Policisë, gjatë sherrit 16-vjeçarit e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas me send të fortë pas koke, që dyshohet se është qyta e pistoletës. Pas kësaj është përpjekur që të inskenojë se e gjitha kishte ndodhur pas një grabitjeje.

Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, të cilën 16-vjeçari e kishte hedhur në një pusetë pranë banesës, pak pas krimit. Adoleshenti jetonte prej vitit 2004 me gjyshërit nga ana e babait, pas një aksidenti të rëndë rrugor ku kishin ndërruar jetë dy prindërit e tij në Greqi.

Prej moshës 2 vjeç, Vangjel Kapllani ishte rritur nga gjyshërit, ndërsa rreth tre muaj më parë ishte ndarë nga jeta edhe gjyshja e tij, bashkëshortja e viktimës, Marie Kapllani.

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com