InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shqipëria drejt kaosit total. Ndërkombëtarë, ndërhyni!

23 Shkurt, 2019
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
Shqipëria drejt kaosit total. Ndërkombëtarë, ndërhyni!

Opozita, pas deklaratës së kryeministrit Rama, ka vendosur të radikalizojë qëndrimet në lidhje me protestat. Nuk do t’i mbajë më nën fre protestuesit, por do t’i lerë të vijnë francezët të marrin shembull nga pala shqiptare se si zhvillohen demonstratat kundër një qeverie.

-Brukseli dhe Uashingtoni, përveç deklaratave, të vijnë dhe t’i ulin palët politike në gjetjen e një zgjidhje të gjithëpranueshme në mënyrë që Shqipëria të mos futet në spiralen e përplasjeve të dhunshme  civile, duke dhënë shembull negativ edhe për Kosovën, pra në krijimin e një situate destabilizimi të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Tashmë jemi para dy faktëve: Opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet e deputetit në mënyrë publike dhe kërkon me çdo kusht rrëzimin e kryeministrit Rama, duke i hapur rrugën një qeverie tranzitore e cila të drejtojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe plotësimin e kushtëve për në BE. Dhe fakti i dytë: Mbrëmë kryeministri Rama doli dhe tha se nuk jep dorëheqje dhe se zgjedhjet do të bëhen në vitin 2021. Kjo i hodhi flakën benzinës së opozitës, e cila endet nëpër xhepa popullorë, por deri dje Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i kanë mbajtur me zor nën kontroll turmat e egërsuara kundrejt kryeministrit, të cilët janë gati jo vetëm të djegin parlamentin, por edhe kryeministrinë dhe vilat në Surrel.

Asnjëra palë nuk tërhiqet, ndërkohë që opozita hoqi dorë nga qëndrimi në Kuvend, sepse siç ka akuzuar ajo, votat u blenë nga krimi organizuar,pasi edhe “Zëri Amerikës” e faktoi para disa javëve. Opozita e ka vendim pa kthim ikjen nga parlamenti. Ndërsa mazhoranca, e cila ka ardhur në pushtet në vota të blera siç janë faktet edhe në prokurori, pra pikërisht shumica e momentit duhej të ishte e hapur për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në favor të popullit, duke pranuar një qeveri tranzitore që vendi të mos digjet. Ndërkombëtarët pranojnë se votat u blenë, siç mbetet në fuqi raporti i OSBE pas zgjedhjeve të qershorit 2017, por edhe kritikojnë vendimin e opozitës për dorëzimin e mandatëve. Nisur nga shtetformimi dhe demokracia e vendeve të tyre me traditë në fushën e ligjit, kjo kërkesë e tyre është e drejtë, por duke ditur se flitet për Shqipërinë, ku ka patur që nga viti 1996 probleme themelore me votën, duhet kërkuar gjetja e një zgjidhje të pranueshme për opozitën dhe mazhorancën, sepse vendi po shkon drejt një përplasje të fortë civile në javët në vazhdim. Kjo gjë duket e sigurtë nga protesta e djeshme e opozitës dhe dalja e kryeministrit që në vend të fliste për thelbin e kritikave të opozitës merrej duke sqaruar se mund të ketë gabuar se ka dalë me atlete apo lakuriq, dikur. Nuk kishte sens gjithë ajo konferencë shtypi e kryeministrit, kur fare mirë mund të ofronte që të uleshin ai, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në tryezë në gjetjen e një zgjidhje politike. Aq më tepër nëse ndjen se ka votat, fare mirë pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një qeveri që nuk mund ta akuzojnë nesër, dhe ti fitojë. Nëse fiton, siç  flet gjithë pompozitet, atëhere le të bëhet vetë edhe kryeministër, edhe kryetar i SPAK! Por të shkojë njëherë në zgjedhje me qeveri tjetër.

Ndërkohë opozita pas deklaratës së kryeministrit ka vendosur të radikalizojë qëndrimet në lidhje me protestat. Nuk do ti mbajë më nën fre protestuesit, por do t’i lerë të vijnë parizienët të marrin shembull nga pala shqiptare kundër kryeministrit Rama.

Ndaj duhet ndërkombëtarët, përveç deklaratave, të vijnë dhe ti ulin palët në gjetjen e një zgjidhje, të gjithëpranueshme në mënyrë që Shqipëria të mos futet në spiralen e përplasjeve të dhunshme, duke dhënë shembull negativ edhe për Kosovën. Pra nga Shqipëria mund të shpërngulen përplasjet dhe dhuna në Kosovë, duke sjellë një destabilizim të Rajonit të Ballkanit. /A.Marku/

Të Lidhura

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin
Aktualitet

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin

7 Mars, 2026

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Aktualitet

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

7 Mars, 2026

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish
Aktualitet

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish

6 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com