InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mësoni arsyen pse në malësi, mikut ia kthenin këpucët përmbys?

23 Shkurt, 2019
in Artikuj, Kulturë, Të ndryshme
A A
Mësoni arsyen pse në malësi, mikut ia kthenin këpucët përmbys?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët e zonave malore të veriut, mund të takoje në rrugë edhe njerëz me rroba të caktuara të veshura së prapthi, madje në mënyrë të dukshme.

Një “modelim” i tillë i të veshurit në mjediset publike nuk dëshmonte pakujdesi. Përkundrazi, veshjet jo nga e mbara qëllimisht përcillnin mesazhe të ndryshme që kishin të bënin me hidhërimin më të thellë dhe me gëzimin më të madh për familjen ose fisin.

Veshja e gunës së prapthi ndër mirditorët dëshmonte simbolikisht se personi mbante zi për vdekje mjaft të hidhur të një pjestari të familjes ose të një të afërmi në moshë të re, vdekje e cila kishte shkaktuar zbrazëti të madhe problematike për familjen, fisin dhe më gjerë.

Përgjithësisht një mesazh i tillë përforcohej nga fytyra e ngrysur ose siç cilësohej në disa krahina, “çehrja e vrarë” e personit më gunë së prapthi.

Në rrugët e krahinave fshatare mund të takoje edhe burra të veshur shumë mirë, me fytyrë të qeshur të cilët kishin veshur diçka së prapthi dhe përgjithësisht e ekspozonin këtë element të mbrapshtësisë.

Veçanërisht në krahinën e Kelmendit, një rrobë e tillë e veshur së prapthi nga një burrë, simbolikisht identifikonte se ai në rolin e shkesit po shkonte të kërkonte dorën e një vajze për ta martuar me djalin e ndonjë të afërmi ose miku të tij.

Sipas një bestytnie mjaft të përhapur ndër shqiptarët, në rrethana të tilla veshja së prapthi e ndihmonte shkuesin “t’i shkonte shkuesia mbarë”.

Kjo bestytni ishte pjesë e një mendësie të përhapur gjerësisht në shoqërinë tradicionale shqiptare, sipas së cilës në çaste të rëndësishme të gëzimeve vetjake e familjare, si lindja e fëmijës, fejesa, martesa, etj…duke kthyer diçka vetë së prapthi, personi në fjalë ose familjarët e tij i presin hovin vrullit të mbrapshtësive që mund të kërcënojnë jetën, harmoninë bashkëshortore, familjare etj.

Duke qenë se kryente funksione shoqërore shumë të rëndësishme, në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku ishte mjaft i nderuar, gati si Perëndi.

Mikëpritësit ruanin me kujdes jo vetëm armën e mikut, por edhe këpucët e xhaketën që ai i hiqte për të qenë më komod. Mirëpo në krahinat veriore, veçanërisht në zonën e Dibrës, mund të ndodhte që mikut t’i ktheheshin këpucët përmbys.

Përmbysja e këpucëve ishte ndoshta e vetmja formë e “dhunimit” të mikut që tolerohej prej tij dhe prej banorëve të fshatit, të krahinës etj.

Kthimi i këpucëve përmbys simbolikisht shprehte qortimin e mikpritësve, bazuar në normat kanunore, për faktin se miku kishte dhunuar rregullin kulturor, sipas të cilit nuk lejohej që nga pjesmarrja në një ceremoni varrimi të trokiste si mik në derë të kujdo tjetër.

Në paragrafët 1367-1368 te Kanuni i Dibrës thuhet: “Ata që kthehen nga varrimi nuk duhet me shkue askund tjetër, veçse në shtëpi të vetë, ku lajnë duert e pastrojnë ftyrën me ujë të ngrohtë. Atij që të vjen në shtëpi dret e nga varrimi i dikujt, duhet me ia kthye opingat përmbys, kur t’i heqë me u ulë në odë”.

Sipas bestytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë tradicionale shqiptare, përmbysja e këpucëve të mikut ishte masë mbrojtëse, e cila nuk lejonte mënxyrën të shkonte nga varrezat në shtëpinë e mikpritësit.

Në këto rrethana shoqërore normat kulturore kanunore ia njihnin mikpritësit të drejtën të vetëmbrohej nga gabime ose veprime të tilla qëllimliga të mikut.

Të Lidhura

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com