Bisedë vrtuale me mikun Bujar Kule Shkruan Fahri Xharra Ç ka të befasoi or i nderuar nga marreveshja e Ditmir Bushatit me Kotziasin ? –
“Përdorimi i fjalës “vendprehje” më tërhoqi vëmendjen, sepse, në të gjitha vendimet e ndryshme që shtet’thi shqiptar ka marrë ndër vite për varrezat publike, pra, për varrezat ku varrosen shqiptarët, nuk përdoret kurrë përcaktimi “vendprehje”.
Mos ndoshta kjo, sepse për qeveritë e shtet’thit shqiptar, shqiptari mjeran, që nuk ka gjetur kurrë prehje në të gjallë, meriton vetëm varrin e varrezave ku balta të shkon deri në gju, kurse greku, ndryshe nga shqiptari, një shkallë mbi shqiptarin, meriton të prehet në vendprehje? Ditmiri dhe qeveria shqiptare vajtojnë për pamundësitë e tyre për… – “Ditëziu shtet’th shqiptar…
Që thotë se s’ka para, për të mbajtur në këmbë kështjellat dhe kishat mijëravjeçare. Që thotë se s’ka para, për të ruajtur bibliotekat nga zjarri. Që thotë se s’ka para për të mos lejuar që arkivat e muzeve të mbulohen nga myku, ndryshku dhe lagështia. Që thotë se s’ka para për të mbrojtur historinë e shqiptare nga grabitësit 6 dhe matrapazët e historisë. Që thotë se s’ka para, për të restauruar apo rindërtuar, varret dhe memorialët e heronjve të penës dhe të pushkës, që sakrifikuan jetën për kombin shqiptar.” Na e spjegoni më shumë …
-Përveç ndjenjave të mësipërme, në vendimin kryeministror më tërhoqi vëmendjen përdorimi i fjalës “vendprehje”. Ja se ç’shkruhet në vendimin kryeministror: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr. 10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes,
Këshilli i Ministrave.” Si e mendojnë grekët këtë çështje ? – “Është e marrëzishme të mendosh dhe të besosh, që shteti grek, ashtu siç ndodhi në 1912, do të kërkoj ti shtrij kufijtë, deri atje ku gjenden varrezat e ushtarëve apo eshtrat e shenjtorëve të tyre si Shën Kozmai. Se çfarë mund të kërkojë shteti grek mbas ndërtimit të këtyre varrezave nga shtet’thi shqiptar dhe me lekët e shqiptarëve, mund ta zbulojmë të fshehur pas një tjetër “lapsusi” të vogël (i ngjashëm ky, në qëllimin që fsheh, me atë të shndërrimit të fjalës “varrezë” në “vendprehje”) në vendimin kryeministror “
Po mirë, si e sheh qeveria shqiptare këtë vendim të tyre ? – “Përtej paditurisë historike të përpiluesve të vendimit kryeministror që flet për një luftë 10 “greko – italiane”, ndërkohë që në të gjithë librat dhe enciklopeditë historike, kjo luftë, emërohet si “italo – greke”, për arsyen e thjeshtë sepse ishte ushtria italiane që sulmoi Greqinë dhe jo e kundërta, nga leximi i vendimit kryeministror të lind natyrshëm pyetja…
Përse shqiptarët e varfër duhet të paguajnë ndërtimin e varrezave “vendprehje” të ushtarëve grek që ranë gjatë luftës me Italinë?” _ Mos ndoshta në këtë marrëveshje, nuk flitet aspak për luftën italo – greke, dhe as për atë greko – italiane, por për një lufte të paqenë shqiptaro – greke, pasojë e së cilës është edhe ligji i famshëm i luftës me Shqipërinë që shteti Grek akoma nuk e ka shfuqizuar? – i habitur e pyeta mikun virtualisht –“
Në këmbim të pranimit nga ana e shtet’thit shqiptar, të ekzistencës së një lufte të paqenë shqiptaro – greke dhe ndërtimit të varrezave vendprehje për ushtarët grek, ndoshta shteti Grek ka premtuar shfuqizimin e ligjit të luftës me Shqipërinë dhe ndihmë politike ndaj qeverisë së Tiranës, e ndoshta, edhe mbyllje dosjesh të mbushura me të pabërat e qeveritarëve shqiptar.
Çfarë tjetër, mund ti ketë kërkuar shteti grek qeveritarëve shqiptar, në këmbim të çka përmendëm më sipër dhe varrezave vendprehje? Dëmet që shqiptarët i shkaktuan Greqisë në luftën e paqenë shqiptaro – greke? Territore ekonomike, kulturore, tokësore, detare?” -Akoma nuk njohim se çfarë marrëveshje ka nënshkruar ministri i Shtet’thit shqiptar me Ministrin e shtetit Grek, por ndërtimi i varrezave të ushtarëve grek fshehur pas përcaktimit “vendprehje”, a mos është tregues i qartë i qenësisë së kësaj marrëveshjeje. ? –
“Akti i ndërtimit nga ana e shtetit shqiptar i këtyre varrezave vendprehje do të thotë pranimi i ekzistencës së luftës së paqenë greko – shqiptare, pranimi i dëmeve që shqiptarët i kanë shkaktuar Greqisë gjatë kësaj lufte të paqenë, dhe ligjësim i gjenocidit dhe shpronësimit të shqiptarëve të Çamërisë si pasoj e akuzës po kaq të paqenë, të bashkëpunimit me pushtuesin Italian. “ Si e shihni guximin e “ elites së kombit ‘ të marri vendime të tilla ? -“
Ti largohet idesë se si “përfaqësuese e sovranit”, “elitë e kombit” etj etj, i jep të drejtën të marri vendime të kësaj rëndësie në emër të kombit shqiptar. Dhe mbi 22 gjithçka, të mos tentohet nga lojërat fëmijërore të fjalëve dhe lojërat po kaq fëmijërore të kuptimeve të dyfishta, sepse nuk ka gomarllëk më të madh për një qeveri apo qeveritar, sesa të gënjejë popullin e tij. Ndëshkimi, në të gjallë apo në të vdekur (që është akoma edhe më i tmerrshëm), është i pashmangshëm. “”
Kur do e meritojnë shqiptarët ‘ vendprehjen “ e qetë të tyre ? -“Për sa i përket “varreve” me baltë dhe pluhur për shqiptarët, dhe vendprehjeve, me lule dhe mermer, me paqe dhe qetësi, për grekët, shtet’thi shqiptar ka plotësisht të drejtë. “Vendprehjet” duhen merituar! “Vendprehje” që shqiptarët do ti meritojnë, vetëm atëherë, kur së fundmi, do ta shndërrojnë shtet’thin shqiptar në një shtet të shqiptarëve
. “ U “ndava “ nga miku Bujar Kule , me një porosi që të lexohet në tërësi shkrimi i tij “VARREZA PËR SHQIPTARËT DHE VENDPREHJE PËR GREKËT!? – nga Bujar Kule
( Titulli i shkrimit është nga Fxh )
Fahri Xharra ,
Gjakovë