Tashmë që zërat për moskandidimin e Vangjush Dakos në Durrës po bëhen më të forta, PS po mendon për zëvendësuesin e tij. Sipas gazetës Bulevard, emri më i lakuar, i cili do të kandidojë në siglën e PS për bashkinë e Durrësit, është Arbër Braho.
Aktualisht ky i fundit mban postin e nënkryetarit të bashkisë. Braho njihet si një person i papërfshirë në afera korruptive. Gjithashtu edhe për shkak të karrierës së gjatë në administratë dhe postit që ka mbajtur, kandidatura e tij bëhet më e besueshme.