InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VENDIMI/ Minatorët e Fushë-Arrëzit drejt protestave. Presidenti Kalaja apelon qeverinë: Populli është i zemëruar nga keqqeverisja. Banorët e këtyre zonave, në kufijtë e mbijetesës

29 Janar, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
VENDIMI/ Minatorët e Fushë-Arrëzit drejt protestave. Presidenti Kalaja apelon qeverinë: Populli është i zemëruar nga keqqeverisja. Banorët e këtyre zonave, në kufijtë e mbijetesës

Situata konfliktuale me konçensionarin BERALB dhe problematikat e shumta të viteve të fundit në minierën e Munellës dhe në fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz, janë trajtuar gjerësisht sot në një takim të thirrur nga sindikata e minatorëve të këtij qyteti.

Presidenti i BSPSH, Gezim Kalaja, i pranishm në këtë takim së bashku me përfaqësues të sindikatës së minatorëve të Shqipërisë, u ndal në një rezume të shkurtër të ecejakeve të shumta nëpër të cilat ka kaluar dilogu institucional, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për të imponuar zgjidhje konkrete në favor të minatorëve, duke qenë i gatshëm për të gjitha opsionet e mundshme të parashikuara në legjislacionin shqiptar.

Në këtë takim Kalaja, apeloi qeverinë shqiptare të zbatojë përpikmërisht aktmarrëveshjen e firmosur, e cila konsiston në dhënien e plotë të pagesave për punëtorët gjatë periudhës së mbylljes së aktivitetit të minierëave nga konçensionari, si dhe të mundësohet pa hezitim fillimi i punës në këtë minierë dhe në fabrikën e pasurimit me kapacitet të plotë.

Presidenti Kalaja, ndër të tjera, i kujtoi qeverisë shqiptare se populli është i zemëruar nga keqqeverisja dhe nga politikat sociale të ndjekuara, ndaj dhe nuk është mirë të eksperimentojë me “lojë kungulleshkash”, por përkundrazi të marrë përgjegjësitë e saj dhe të japë zgjidhje në kushte dialogu, duke kthyer sytë nga Puka dhe Fushë-Arrëzi, zona të cilat janë në kufijtë e mbijetesës.

Në përfundim të fjalës së tij, presidenti i BSPSH, garantoi minatorët e Fushë-Arrëzit dhe të të gjithë Shqipërisë, se ai është i gatshëm për të qenë në ballë të betejave sindikaliste, të cilat synojnë rifitimin e të drejtave dhe të dinjitetit të tyre.
Gjatë këtij takimi, minatorët shtruan nevojën e një proteste, e cila u mendua si opsioni adekuat për të imponuar zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Në fund të takimit, u vendos që të lihet një afat 15 ditor, si mundësi e komunikimit dhe dialogut institucional, me palë qeverinë shqiptare dhe kompaninë BERALB, duke shpresuar se do të jepet një përgjigje konform respektimit të aktmarrëveshjes, dhe nëse nuk ofrohet asnjë zgjidhje, atëherë minatorët pritet të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre me protesta të vazhdueshme.

Të Lidhura

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com