InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ministri i “Samiteve” të Diasporës!

25 Janar, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Ministri i “Samiteve” të Diasporës!

Redaksionale

Ministria e Shtetit për Diasporën që ditën që u prezantua nga kryeministri Rama ngjalli skepticizëm të madh në opinionin publik, pasi nuk ofronte asnjë platformë apo synim konkret, por thjeshtë një butafori për syrin e ndërkombëtarëve dhe një kalkulim ekuilibrist për të përmbushur “orekset” e klaneve në parti.

Këtë gjë e dëshmon më së miri dhe emërimi i Pandeli Majkos si ministër i këtij dikasteri, pasi qysh herët, në rrugëtimin e tij politik, Majko ka lejuar të keqpërdoret sa herë ka përplasje dhe konfrontime klanesh në PS, duke u profilizuar si politikan i mospërmbushjes së asgjëje, por thjeshtë një manekin që vetkënaqet me paradigmat e kolltukut.

Dikasteri, që ai sot drejton është shëmbëlltyra e një dështimi të pashoq, dhe e një cinizmi në kufijtë e talljes me qytetarët shqiptarë. As vetë Majko nuk di të thotë se cili është fokusi i kësaj ministrie, pasi që në fillim është konceptuar me objektiva të cunguara dhe me një vizion të mjegullt.

Në përpjekjet e tij për të qenë një formatim ministror, Majko i zënë ngushtë me kostumin e dështakut të përhershëm, ka gajasur së qeshur ndjekësit e tij, teksa përmes profilit facebook njofton hapjen e procesit të regjistrimit “on line” për Samitin e II-të të Diasporës.

Nëse ky i ashtuajtur “Samit”, do të zhvillohej në kushtet e një ballafaqimi real të objektivave dhe synimeve konkrete, padyshim vëmendjen më të madhe do e merrte bilanci i qeverisjes së ‘rilindjes”, e cila falë politikave të saj detyroi shqiptarët të largohen masivisht gjatë këtyre 6 viteve. Por para se të shkohet tek Samiti i II-të, Majko le të bëjë konkluzionet e të parit, nëse objektivat e shpalluara u realizuan apo jo, si dhe nëse u përmbushën premtimet e proklamuara me bujë dhe me propagandë të shfrenuar të një viti më parë.

Për të gjitha këto dhe një sërë çështjesh që ngrenë pikëpytje të shumta mbi performancën e këtij dikasteri, Pandeliu i “Majkos” duhet t’u kërkoj falje shqiptarëve të diasporës, të cilët më shumë se kurrë sot ndjehen të braktisur nga shteti i tyre dhe të nëpërkëmbur, pasi e tillë është qasja e politikave që ndiqen ndaj mundësive të kthimit të tyre në atdhe.

Ky dikaster me profil PPP(partneritet- publik-privat) është fytyra e dështimit dhe e degradimit total të një qeverisje që erdhi në pushtet në vitin 2013 me megamashtrime të natyrave të ndryshme, por që në të vërtetë rezultoi një krijesë hibride bastardësh dhe injorantësh që kapitalizuan pasuritë e shqiptarëve duke i zhvatur dhe duke i vjedhur pa asnjë kokëçarje, duke sfiduar ligjin dhe shtetin e së drejtës.

Në mesin e këtij hibridizimi, hedh valle dhe gaztori Majko, i cili kapardiset dhe xhezdiset me paratë e taksapaguesve shqiptarë, teksa ka luksin të tallet dhe me organizime samitesh, që në përmbajtje janë xhonglime për të kamufluar dështimin e këtij dikasteri.

Shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre, pikërisht prej politikanëve të soj-sorrollopit të Pandit, ndaj dhe farsa e organizimit të samiteve është tallëse dhe ngacmuese duke provokuar sfidën që ata kanë zgjedhur në kërkim të një jetë më të mirë.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com