Shqipëria me një popullsi afërsisht 4 milion ka pasur të regjistruar në zgjedhjet për në Kuvend në vitin 2009 mbi 80 parti, ndërsa në zgjedhjet vendore të 2011 rreth 60 parti të tilla. Në Republikën e Kosovës me një popullsi 2 milion shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, në Maqedoni rreth 10 parti shqiptare. Në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku 50 mijë banorë me rreth 30 mijë votues kanë 6 parti dhe në Luginën e Preshevës 7 parti. Por në të vërtetë pse kaq shumë parti politike kemi themeluar gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë?! Krijimi i partive politike shqiptare në të vërtetë janë ndikuar nga agjenturat e shumta që veprojnë në Ballkan. Shumë shqiptar për karrierë politike janë kthyer në vasal apo informator të vendeve të huaja. Në këtë mënyrë është bërë i mundur frenimi i zhvillimit ekonomik dhe kombëtar i shqiptarëve në Ballkan. Sot agjenturat e huaja të inteligjencës e shkatërrojnë Shqipërinë ashtu si më 1997. Që kur është njohur nga Lidhja e Kombeve si shtet Shqipëria më 1920 Mbretëria e Serbisë dhe e Greqisë parashtruan kërkesë që do ta njihnin pavarësinë e saj por me një ekonomi dhe politikë të dobët. Që në fillim të shek.XX në vendin tonë kanë vepruar dhe veprojnë ende qendrat e inteligjencave të huaja. Sot krijimi i një partie politike me pikëpamje Kombëtare sabotohet që në nisje, koha ka treguar se një lider i partive politike shqiptare në Ballkan në qoftë se nuk i shërben direkt shërbimeve të huaja atëherë këto shërbime inteligjente e rrethojnë këtë lider me informatorët ose agjendë të tyre duke bërë që dështimi i partisë dhe i vetë liderit të jetë i sigurt kur i nevojitet atyre. Për të qenë më i qartë ne do ofrojmë një shembull të tillë jo për liderët partiak shqiptar se ju mbet hatri dhe inatosen pse gjërat ua them hapët, por të një vendi fqinjë me ne, që është anëtarë i NATO-s dhe i BE. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e partisë greke PASOK, Andrea Papandreun i cili është babai i kryeministrit të sotëm të Greqisë. Faktet që do paraqesin nuk janë me sekret shtetëror dhe ndërkombëtare sepse ato janë të bëra tashme publike, por ne po e japim këtë shembull me qëllim që klasa politike shqiptare të gjejë gjuhën e marrëveshjes për ecurinë përpara të Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse Organizatat e fuqishme botërore po krijojnë rendin e ri të politikës botërore dhe ne duhet të jemi në stacion kur të kaloj treni për të mos të mbetur nënhije dhe në emër të shqiptarëve të flasin sllavët ose grekët ashtu si ka ndodhur deri më sot.