InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Valentina Ndocaj: Jeta ime me Eduartin, mes familjes dhe politikës!

21 Janar, 2019
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Valentina Ndocaj: Jeta ime me Eduartin, mes familjes dhe politikës!
“Pas një burri të suksesshëm, qendron një grua e fortë”, është padyshim kjo shprehja që i shkon për shtat Valentina Ndocajt. Ndonëse jetën e saj prej vitesh e ka mes Italisë dhe Shqipëri, ajo nuk lë hap pa mbështetur bashkëshortin, politikanin, Eduart Ndocajn. Në rrëfimin për “Starpeople”, ajo tregon se beson tek misioni i bashkëshortit ndaj dhe “luftojnë” bashkë çdo ditë. Por ndryshe shfaqet Valentina si nënë, e cila në çdo moment është pranë fëmijëve, duke u shprehur se di të jetë një shoqe e mirë, por edhe e rreptë. “Dashuria të zbukuron”, ky është sekreti dhe formula e saj për çdo ditë.
Prej vitesh jeni shndërruar në një personazh për mediat shqiptare, si e keni pritur këtë famë?
Në fakt nuk mund ta quaj famë, por një lloj vëmendje që erdhi pas hyrjes së Eduartit në Parlament. Nuk më ka shqetësuar. Misionin im ishte t’i qendroja pranë bashkëshortit dhe të prezantoja për publikun pjesën tjetër të tij, atë të bashkëshortit dhe prindit të mirë.
Sa e vështira ka qenë për Valentinën?
Nuk mund të them që ka qenë e vështirë. Natyrisht që ishte një lloj ndryshimi, pasi kam preferuar të qendrojë në hije më parë, por besoj se rolin e bashkëshortes së një politikani e kam bërë më së miri.
Ka kosto të jesh gruaja e një politikani, keni ndjerë efekte negative?
Nuk e di nëse mund ta quaj efekte negative kohën që ai mungon në familje. Natyrisht që e kam justifikuar misionin e tij, për të qenë më pranë njerëzve, për të qëndruar në krah të atyre që kanë nevojë, ndaj edhe s’mund të them që ka patur një kosto. Unë kam zgjedhur ta shoqëroj në shumë nga aktivitetet e tij, për të qenë më pranë ne si çift, por edhe më pranë njerëzve.
Si e shini ju shpalljen e kandidaturës së bashkëshortit tuaj për Bashkinë e Lezhës?
Lezha është një qark i varfër dhe historikisht ka qenë e braktisur nga politikanët. Unë mendoj që ka ardhur momenti që dikush t’i kthejë sytë tanimë nga ky qark kaq i bukur. E kush më mirë sesa Eduarti, si një djalë lezhjan, si një model suksesi mund ta marrë në dorë qytetin. E kam parë angazhimin e tij në këtë mision dhe shpresoj shumë që ai të mundet të bëjë diçka për qytetin e tij, që aq shumë e do.
Si është të jesh një grua në karrierë, një bashkëshorte dhe një nënë?
Absolutisht që nuk është e lehtë të realizohesh në të gjitha aspektet. Por nëse ke motivacionin e duhur dhe mbështetjen, ia del. Mendoj që jam në atë pikë të jetës sime, ku mund t’i bëj thirrje të gjitha femrave të besojnë fortë tek vetja, tek aftësitë e tyre. Familja është padyshim shtysa dhe inspirimi im më i madh.
Prej vitesh një martesë të lumtur me Eduartin, a keni patur ulje-ngritjet tuaja, si i keni përballuar?
Si çdo lidhje dhe ne kemi patur debatet tona të vogla, por që për fat nuk zgjasin më shumë sesa pesë minuta. Ku ka dashuri, gjithçka tjetër kalon në plan të dytë. Martesa nuk është një hap i thjeshtë për t’u hedhur, por unë dhe Eduarti jemi zotuar që do ta shikojmë çdo ditë njëri-tjetrin me dashuri dhe duket se ia kemi dal.
Çfarë bashkëshorte jeni, xheloze, apo tashmë marrëdhënia i ka kaluar sprovat e vështira?
Marrëdhënia jonë është bazuar gjithmonë në besimin reciprok dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme të tilla.
Si ndryshoi jeta juaj kur Eduarti u bë pjesë e parlamentit?
Përveç faktit se më është dashur të ndajmë kohën mes Shqipërisë dhe Italisë nuk ndryshoi gjë tjetër. E vetmja gjë që ndryshoi ishte se Eduarti ishte shumë i angazhuar në Shqipëri, kjo bënte që të qendronte më shumë këtu.
Mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ndjeheni më mirë?
Kjo është diçka që s’mund të ndahet pasi ne në Itali kemi krijuar jetesën, por si gjithmonë zemra të ngelet tek rrënjët e tua. Ky do të jetë gjithmonë vendi jonë, aty ku shpirti gjen qetësinë.
Keni menduar ndonjëherë të braktisni Italinë dhe të ktheheni përfundimisht në Shqipëri?
Siç thashë edhe më lart ne atje kemi jetesën tashmë, fëmijët kanë shkollën, shoqërinë edhe e shohin të ardhmen andej, por kurrë nuk mund të thuash kurrë. Mbase një ditë edhe ndodh.
Çfarë nënë është Valentina? Si e rikuperoni kohën e humbur me fëmijët?
Përpiqem tu qendrojë sa më pranë. Bëj të pamundurën për ta. Mendoj se i bëj të dyja rolet, shpesh një mikeshë e shpesh herë edhe e rreptë. I respektoj hapësirat e tyre dhe kërkoj nga ata respekt. Megjithatë besoj se më ka bekuar Zoti, pasi kam fëmijë të mirë dhe e dinë rëndësinë që kanë tek ne.
Shfaqeni gjithnjë në formë të mirë fizike, cili është sekreti juaj?
Ju falenderoj për komplimentin! Nuk kam ndonjë sekret në fakt. Jam një grua e lumtur, e realizuar dhe besoj se këtë e reflektoj edhe në pamjen time. Jam e bindur që çdo grua rrethuar me dashuri duket shumë e bukur.
Cili do jete projekti juaj i radhës ?
Për momentin koha ime është e ndarë midis punës edhe familjes. Detyra ime është t’i qendrojë pranë edhe Eduartit në rrugën e tij. Për projekte të tjera, do të flasim në një moment tjetër.
Kjo interviste eshte botuar ne numrin e qershorit 2018 te revistes ‘’Starpeople’’!

Të Lidhura

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025

TË FUNDIT

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com