InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Si të bëni paqe me të kaluarën, dhe ta shijoni jetën tuaj?

14 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Si të bëni paqe me të kaluarën, dhe ta shijoni jetën tuaj?

Nga Luminita D. Saviuc

Ka shumë gjëra, të cilat shumë prej nesh përpiqen t’i mbajnë fshehura nga vetja, dhe nga ata që na rrethojnë. Gjëra, që na kanë shkaktuar shumë dhimbje dhe vuajtje. Gjëra, që perceptohen nga mendjet tona si të errëta, të shëmtuara dhe të dhimbshme. Gjëra, që dëshirohen të harrohen që kanë ndodhur.

Gjëra, që ne do të preferonim t’i mbanim të varrosura thellë brenda vetes, se sa të dalin sërish në sipërfaqe. Por e vërteta është se derikur të arrijmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, derisa të mos e pastrojmë veten, derisa të mos i shërojmë të gjitha plagët tona të kaluara, dhe derisa të mos sjellim dritë në botën tonë dikur të errët, e kaluara do të vazhdojë të na përndjekë.

Dhe këto përvoja të dhimbshme, do të vazhdojnë të kenë pushtet mbi ne, dhe ne do të vazhdojmë të jemi viktimat e tyre. Sipas psikiatrit dhe psikoterapeutit zvicerian Karl Jung, të gjithë bartim nga një hije së të shkuarës. Tek të gjithë ne ekziston një anë e errët, dhe për sa kohë që ne vazhdojmë ta fshehim, shtypim dhe izolojmë atë, errësira jonë do të vazhdojë të ndikojë tek vetja tonë dhe mënyrën se si jetojmë jetët tona.

Dhe ne do të vazhdojmë të jemi viktimat e saj. Ne jetojmë në një botë, ku njerëzit kanë turp të përballen me veten, të kaluarën, dhimbjet dhe plagët e tyre. Në një botë ku shumë njerëz pretendojnë të jenë të lumtur kur në fakt nuk janë, që kujdesen shumë për imazhin që kanë në sytë e botës.

Ne e pikturojmë pjesën e jashtme me ngjyra të ndritshme dhe me shkëlqim, kur përbrenda jemi të rrënuar. Ne na intereson më shumë ajo që do të mendojnë të tjerët për ne sesa vetja jonë, mënyra se si ndihemi. Sa e rëndë është kjo? Ne kalojmë shumicën e jetës, duke u përpjekur dëshpërimisht të vrapojmë dhe të fshihemi nga ajo që jemi thellë brenda nesh. Mendojmë se duke e mbajtur veten të zënë me të gjitha llojet e gjërave të pakuptimta, dhe duke jetuar jetën tonë ashtu si e jeton gjithsecili përrreth nesh, do të jemi përfundimisht të lumtur.

Por ne s’do të jemi kurrë të lumtur, nëse nuk pastojmë “mbeturinat”, dhe nëse nuk sjellim dritë në botën tonë të errët të brendshme.  Tek Katër të Vërtetat Fisnike të Budës, ne kemi mësuar se vuajtja është pjesë e gjendjes njerëzore. E vërteta e parë fisnike, na mëson se dhimbja është pjesë e gjendjes njerëzore.

Dhe për aq kohë sa shmangim përballjen me ato gjëra, që dikur na kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje, ne s’mund ta shërojmë dot veten. Në fakt, sa më shumë që përpiqemi të fshehim, të shtypim dhe të izolojmë përvojat e kaluara të kaluara, aq më shumë i zgjasim vuajtjet.

E vërteta e dytë, na mëson se duhet të depërtojmë në rrënjën e vuajtjeve tona. Ne duhet të gjejmë guximin për t’u ballafaquar me veten, hijet dhe plagët tona të fshehura, në mënyrë që të mund të fillojmë procesin e shërimit.

E vërteta e tretë fisnike, na tregon se të gjitha plagët mund të shërohen, ndërsa e vërteta e katërt fisnike, thotë se sapo të keni identifikuar shkakun rrënjësor të vuajtjeve tuaja, duhet të gjeni një rrugë të përshtatshme që do t’ju ndihmojë të shëroheni.

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të bërë paqe me të kaluarën tuaj, dhe për të shëruar jetën tuaj. Dhe më duhet të them se një nga gjërat më të rëndësishme, është të mësosh të jesh vetëm me veten, dhe të pranosh plotësisht atë që je. Dhe sapo ta bëni këtë, të gjitha gjërat e tjera do të vijnë kaq lehtë dhe pa asnjë mundim.

Merrni kohë për të njohur, dhe për të shëruar veten. Për të bërë paqe me të kaluarën, dhe me veten tuaj. Kaloni më pak kohë duke u përpjekur për t’u bërë përshtypje njerëzve, dhe më shumë kohë vetëm me veten. Njiheni veten për atë që jeni realisht, dhe jo për atë që mendoni se të tjerët presin që të jeni.

Merrni kontakt me pjesët tuaja që ende ju dëmtojnë. Merreni barrën e rëndë të së kaluarës tuaj nga zemra juaj, dhe vendoseni atë një copë letër. Lehtësoni dhimbjen tuaj, duke shkruar mbi mendimet dhe ndjenjat tuaja më të thella në një bllok që e hapni vetëm ju. Nxirrni në sipërfaqe të gjitha përvojat e kaluara, që po rrënojnë lumturinë dhe jetën tuaj.

Nëse nuk mundeni ta bëni këtë vetëm, shihni nëse mund të flisni me një mik të besuar, një anëtar të familjes, apo edhe një terapist. Lejojini vetes të jeni të ndjeshëm në marrëdhënien që keni me vete dhe me të tjerët. Hapeni veten vetëm ndaj atyre njerëzve, që kanë fituar të drejtën për të dëgjuar historinë tuaj.

Caktoni një kohë për të ndenjur çdo ditë vetëm me veten (nëse s’mund ta bëni çdo ditë, bëjeni të paktën 1 herë ose 2 herë në javë), për të biseduar me pjesën më të re të vetes tuaj. Atë pjesë tuajën që ka përjetuar dhimbjen dhe vuajtjen. Kërkojini ndjesë asaj pjese të vetes, dhe punoni për të falur ata që mund t’iu kenë lënduar.

Meditoni në mëngjes dhe në mbrëmje para se të shkoni në shtrat, për të paktën 5-10 minuta, ose nëse mundeni më gjatë. Lutuni, nëse mundeni dhe nëse dëshironi për forcë, guxim, mençuri dhe shërim. Kërkoni të mësoni leksionet që ju duhen për të mësuar, dhe kërkoni ndihmë për lirimin e barrës së rëndë të së kaluarës suaj.

Bisedoni me Shpirtin tuaj, dhe kërkoni nga ai t’ju udhëheqë rrugën. Kaloni kohë vetëm në natyrë, për të ripërtërirë dhe rifreskuar veten. Në mënyrë që të vëresh vërtet bukurinë që të rrethon, dhe të njohësh mrekullinë dhe magjinë e jetës në gjithçka që sheh, dhe gjithçka që je.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025

17 Korrik, 2025

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com