InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Xhelal Mziu: Kamza ka nevojë për mbi 70 bursa për studentët, ministria e Arsimit i akordon vetëm 15!

10 Janar, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
Xhelal Mziu: Kamza ka nevojë për mbi 70 bursa për studentët, ministria e Arsimit i akordon vetëm 15!

Diskriminimi ndaj Kamzës dhe banorëve të saj nga qeveria e Rilindjes vazhdon! I radhës është nga ministria e Arsimit, Sportit, Rinisë e cila nuk plotëson nevojën e duhur të bashkisë për bursa për studentët që plotësojnë kriteret!
Në fund të nëntorit të vitit 2018, MASR i ka dërguar një shkresë Bashkisë Kamëz, e cila është Njësia Administrative e gjashta në shkallë vendi ku i bën të ditur që numri i miratuar i bursave për studentët e regjistruare në vitin e parë akademik 2018-2019 për Bashkinë Kamëz është 15 bursa. Në të njëjtën shkresë MASR duke vlerësuar bashkëpunimin e Bashkisë Kamëz që në fakt nuk ka munguar kërkon shqyrtimin dhe miratimin e bursave brenda datës 31 janar 2019.
Ky numër bursash i akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë është shumë më i vogël krahasuar me nevojat që ka Bashkia Kamëz. Ky diskriminim nga MASR është i përsëritur dhe pavarësisht ankesave dhe kërkesave përmes shkresave nga Bashkia Kamëz për shtim të këtij numri, ministria dhe qeveria kanë bërë veshin e shurdhër. Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu thotë se: -“Gjendur ngushtë përballë kësaj situate Bashkia Kamëz pasi ka trajtuar me përparësi studentët e shkëlqyer, ata me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit dhe invalidit, paraplegjik/tetraplegjik, personat me aftësi të kufizuar shikimi, si dhe kategoritë e tjera të përcaktuara ne vendim te KM, rezulton se numri i dosjeve që përmbushin kriteret për të përfituar bursë është mbi 70”.
Në një shkresë që kryebashkiaku Xhelal Mziu i dërgon MASR shkruhet: – “Vetëm numri i studentëve të vitit të parë me statusin e jetimit është dyfish i numrit 15 të miratuar nga MASR. Referuar VKM nr. 697 datë 21.11.2018 “Për një shtesë në VKM nr. 903 datë 21.12.2016, pika 3.1”, ku përjashtimisht për vitin shkollor 2018-2019, këtij numri i shtohen dhe studentët në vitet pas vitit të parë që studiojnë në programet e studimit në degët e mësuesisë, numri i bursave duhej të ishte shumë më i madh. Jeni të lutur që të akordoni bursa shtesë për Zyrën Arsimore Kamëz, në mënyrë që Bashkia ti akordojë bursë studentëve që plotësojnë kriteret sipas VKM nr. 903, datë 21.12.2016 dhe VKM nr. 697 datë 21.11.2018”.
Kujtojmë këtu faktin që ministria e Arsimit dhe qeveria Rama nuk i janë përgjigjur Bashkisë Kamëz dhe shkresave të kryebashkiakut Xhelal Mziu për shtim fondesh për ndërtim shkollash, kopshtesh, çerdhesh, apo dhe shtim të personelit mësimore dhe ndihmës në institucionet e arsimit në Kamëz.

Të Lidhura

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com