InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Z. Fran Tuci uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri: Unë besoj tek Ju, dhe bashkë me Ju do të çojmë para objektivin e transformimit të bashkisë sonë në një hapësirë atraktive dhe shpresëdhënëse

31 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Z. Fran Tuci uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri: Unë besoj tek Ju, dhe bashkë me Ju do të çojmë para objektivin e transformimit të bashkisë sonë në një hapësirë atraktive dhe shpresëdhënëse

Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Z. Fran Tuci uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri:

Qytetarë të dashur,

Nga thellësia e zemrës sime, uroj që viti 2019 të jetë nje vit plot me lumturi, shëndet dhe shpresë për të gjithë Ju.

Më lejoni të dërgoj një përshëndetje të ngrohtë për të gjithë banorët e bashkisë Fushë-Arrëz kudo ndodhen, brenda vendit dhe jashtë tij, Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë me begati dhe shëndet në familjet e tyre!

Të nderuar Qytetarë !
Më lejoni t’ju kujtoj që viti 2018 ishte një vit i përmbushjes së mjaft premtimeve konkrete, një vit kuptimplotë dhe me arritje të konsiderueshme për zhvillimin e qytetit, sepse me punën tonë kemi transformuar bashkinë në orientimin dhe drejtimin e pandalshëm drejt zhvillimit.
Përveç investimeve në infrastrukturë, në rrugë, sheshe e objekte social-kulturore dhe arsimore, kemi punuar për turizimin dhe zhvillimin kulturor, por dhe për bujqësinë e pyjet. Kemi investuar në shkolla e kopshte, të cilat janë domëthënia e madhe e vizionit tonë për gjeneratat e ardhshme.

Qytetarët e mi të nderuar,

Ky vit që po troket do të jetë viti i ndryshimeve dhe arritjeve akoma më të mëdha, sepse ne do të rritim përpjekjet tona për të përmushur ëndrrat e të gjithëve Ju, dhe për të bërë një hap më të madh përpara në përmbushjen e plotë të vizionit tonë për zhvillimin ekonomik të bashkisë.

Le të mbledhim të gjithë diturinë dhe forcën tonë kolektive, sepse vetëm kështu mund të bëjmë që Fushë-Arrëzi të jetë akoma më i mirë: me shkolla më të mira, me kopshte dhe cerdhe akoma më të mira, me rrugë më të mirëmbajtuara. Një qytet i mirëqënies moderne, qytet i zhvillimit për një ekonomi më të mirë dhe me perspektivë të re për të gjithë shtrirjen territoriale të kësaj bashkie.

Unë besoj tek Ju, dhe bashkë me Ju do të çojmë para objektivin e transformimit të bashkisë sonë në një hapësirë atraktive dhe shpresëdhënëse.

Le të ecim përpara së bashku dhe të krijojmë të ardhmen tonë me besim dhe shpresë. Vetëm me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin Tuaj ne do të jemi në gjendje që ta kthejmë Fushë-Arrëzin në një shoqëri në të cilën të mund te jetohet dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt, një qytet ku te gjithë të ndjehemi pjesë e tij, për ndërtimin e të ardhmes së të cilit punojmë të gjithë;
Më lejoni përsëri t’Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin Tuaj!

Dhe një herë Ju uroj të gjithëve që ky vit i Ri t’ju sjellë gëzim, mirëqënie dhe shëndet në familjet tuaja.
Faleminderit

Kryetari
Fran Tuci

Të Lidhura

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

TË FUNDIT

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com