InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Traditat e çuditshme të Vitit të Ri që ndiqen në vende të ndryshme të botës

30 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Lifestyle
A A
Traditat e çuditshme të Vitit të Ri që ndiqen në vende të ndryshme të botës

Priteni vitin e ri 2019 me një traditë të re! Provoni diçka që nuk e keni bërë më parë, ndërsa frymëzoheni nga festimet origjinale në të gjithë botën.

Vende të ndryshme të botës kanë rituale unike për të pasur më shumë fat në vitin që vjen.

Greqi: Ëmbëlsira me monedhë

Në Greqi Viti i Ri festohet duke pjekur një ëmbëlsirë të quajtur “vasilopita” me një monedhë brenda. Thuhet se personi të cilit i bie monedha, do ketë mbarësi vitin që vjen.

Suedia dhe Norvegjia: Puding me oriz

Në Suedi dhe Norvegji është traditë që Viti i Ri të festohet duke ngrënë puding me oriz. Në të fshihet një bajame dhe personi të cilit i bie pjesa me bajame do të gëzojë prosperitet gjatë vitit të ri.

Japoni: Soba

Një nga ushqimet më të dashura japoneze, soba (peta me hikërr), hahet zakonisht në mesnatën e 31 dhjetorit dhe quhet “soba toshi-koshi” (“nga një vit në tjetrin”). Makaronat simbolizojnë jetëgjatësinë, prandaj sa më të gjata të jenë, aq më mirë.

Spanjë: Rrush

Disa e festojnë Vitin e Ri duke ngrënë me shpejtësi 12 veshë rrushi në mesnatë. Thuhet se frutat janë parashikuese të vitit që vjen: Çdo rrush i ëmbël përfaqëson një muaj të mbarë, çdo rrush i thartë një muaj jo shumë fatlum. Mund ta përshtatni traditën duke i futur kokrrat e rrushit në shkopinj dhe duke i servirur ato në një gotë shampanje, pak përpara se të fillojë numërimi mbrapsht.

Kuba dhe Austria: Gic i pjekur

Në Kubë dhe Austri është traditë pjekja e një gici ditën e Vitit të Ri, sepse kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Gjermani: Peshk

Në Gjermani peshqit simbolizojnë mbarësinë. Madje disa njerëz fusin luspa peshku në portofol, që të kenë prosperitet.

Itali: Thjerrëza

Në Itali thjerrëzat serviren më 1 janar. Besohet se sjellin prosperitet, pasi kanë ngjashmëri me monedhat e vogla. Familjarët urojnë njëri-tjetrin “Gëzuar Vitin e Ri” me këto thjerrëza, rrush dhe sallatë me feta djathi

Skoci: Uiski dhe muzikë

Festimi i Vitit të Ri në Skoci zgjat dy ditë. Në mesnatën e 1 janarit, festuesit rrokin gotat me miqtë dhe familjarët me një gotë uiski, shoqëruar me tingujt e “Auld Lang Syne”, një këngë prekëse e shkruar nga poeti kombëtar skocez, Robert Bërns. Pas mesnate, fqinjët dalin për “të shkelur për herë të parë”, duke shkëmbyer ushqim dhe pije derë më derë. Sipas besëtytnisë, nëse mysafiri i parë që kalon pragun e derës suaj është një burrë i gjatë ezmer dhe i pashëm, atëherë viti do të jetë i mbarë.

Bjellorusi: Lojëra për të parashikuar martesën

Në Bjellorusi, femrat beqare garojnë për të parë se cila do të martohet e para në vitin e ri. Çdo femër vendos një mullar kashte para vetes dhe pret sa të lirohet një gjel. Ajo së cilës i vizitohet së parës mullari nga gjeli, do të jetë edhe fatlumja që mund të kurorëzohet vitin e ardhshëm.

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com