InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Zbulohet e vërteta e madhe për njerëzit xhuxhë, ja ku kanë jetuar

29 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Bota, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Zbulohet e vërteta e madhe për njerëzit xhuxhë, ja ku kanë jetuar

Derisa kohët e fundit është folur me të madhe rreth njerëzve gjigantë, që gjoja kanë jetuar në të kaluarën, shkencëtarët kanë gjetur dëshmi rreth një civilizimi të njerëzve xhuxhë.

Në librin “The Natural and Aboriginal History of Tennessee”, të shkruar nga John Haywood, flitet për këta njerëz shtatshkurtër, të cilëve autori iu referohet si pigmejë. Skeletet e tyre janë gjetur të varrosur në dhoma të nëndheshme në periferi të Spartës së Tenesisë.

Në këto varreza janë gjetur shumë mbetje mortore, ku të gjitha ishin tepër shtatshkurtra. Disa nga varret ishin të vogla, 45 me 30 cm. Varri i parë kishte gjatësi 0,6 metra, brenda tij një skelet i vogël, ku nga dhëmbët e skeletit, shkencëtarët kishin dilema a bëhej fjalë për ndonjë majmun, a qen. Për këtë shkak ishte dërguar që të ekzaminohej.

Eshtrat, tepër të vjetër

Eshtrat ishin aq të vjetër, saqë me t’i prekur shkapërderdheshin. Pjesa më e madhe e skeleteve ishin të gjatë nga 45 cm deri 60 cm. Njëri nga skeletet, më i madhi, kishte madhësi rreth 160 cm. Ai kishte një kokë që ishte më e gjatë, sytë më të gjerë, ballin e kishte më të lartë. Vetëm disa kilometra më tej ishte gjetur skeleti i një gjiganti.

Pas bërjes së analizave, disa kishin thënë se eshtrat ishin të qenve, por disa të tjerë kishin mbetur të vendosur në mendimin e tyre se eshtrat ishin njerëzor edhe atë jo të fëmijëve, por të njerëzve të rritur. Bile njëri ndër ta, V. R. Pilapil mendonte se këta shkurtabiqë kishin arritur në kohët antike nga Azia juglindore, me gjasë nga Filipinet, ku edhe sot e kësaj dite jeton fisi shkurtabiq aetas.

Çka thonë gojëdhënat?

Ekzistojnë gojëdhënat e fisit vendas të Amerikës, çeroki, të cilat flasin për ekzistimin e “njerëzve të vegjël” në pjesën lindore të Amerikës veriore. Varreza të këtilla, të njerëzve misteriozë shtatshkurtër, janë gjetur edhe në pjesë të tjera, duke bërë të kuptohet se ata ishin të shumtë dhe se jetonin në një zonë relativisht të gjerë.

Disa nga shkurtabiqët ishin varrosur në pozitë vertikale, apo të ulur. Në tërë Tenesinë besohet të ketë rreth 100 000 varre të tilla. Indianët i përshkruajnë ata si njerëz me lesh në fytyrë dhe në disa raste edhe me brirë në fytyrë. Dean Falk, antropologe nga Universiteti shtetëror i Floridës, thotë se, në bazë të analizave të bëra, nuk mund të thuhet se skeletet e njerëzve xhuxhë janë të fëmijëve, por të njerëzve të pjekur. Disa shkencëtarë thonë se ata njerëz ishin të shkurtër për shkak të mungesës së ushqimeve, por një gjë e tillë nuk qëndron, meqë do të duhej të kalonin me mijëra vite të evolucionit që të ndodhte një gjë e tillë.

Të Lidhura

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë
Bota

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë

19 Shkurt, 2026
Edhe Çekia pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët
Bota

Edhe Çekia pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

9 Shkurt, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?
Artikuj

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

7 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!
Bota

Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026

21 Shkurt, 2026

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet
Aktualitet

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet

20 Shkurt, 2026

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje
Aktualitet

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

20 Shkurt, 2026

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit
Aktualitet

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit

20 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com