InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Lufta e Trojës dhe Thesarët e mbretit Priam që ndodhen në muze të Moskës

23 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Histori, InfoPress, Kulturë
A A
Lufta e Trojës dhe Thesarët e mbretit Priam që ndodhen në muze të Moskës

Thesarët e mbretit Priam ndodhen në muze të Moskës.Legjenda thotë se, qyteti Troja, 3200 vjet më parë ishte nën drejtimin e mbretit Priam. Qytetarët ishin njerëz të lumtur dhe trima. Por perëndive iu duke e tepërt kjo lumturi dhe vendosën t’jua prishnin.Troja është një qytet ku prej mijëra vjetësh kanë jetuar shtatë kultura të ndryshme.

Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priam, të shoqën e tij dhe vajzën. Helena atë natë iu kthye Meneleosit i cili e prite me gëzim dhe u nisën drejt Greqisë duke lënë prapa rrënojat e një qyteti të djegur…

Sot, gadishull që mbetet mes detit Marmara, Grykës së Çanakkales dhe Korfuzit – Edremit, një kohë njihej si qyteti i Trojës. Troja ishte një qytet i gjallë i kulturës dhe qëndër e mbretërisë në mijëvjeçarin e dytë dhe të tretë p.e.s. Në shekullin e 13-të p.e.s, u përhap një zjarr i madh i cili thonë se është shkaku i fillimit të luftës së Trojës me Greqine .Piktur e Trojes duke u kall.

Legjenda thotë se, qyteti Troja, 3200 vjet më parë ishte nën drejtimin e mbretit Priam. Qytetarët ishin njerëz të lumtur dhe trima. Por perëndive iu duke e tepërt kjo lumturi dhe vendosën t’jua prishnin.

Një ditë e shoqja e mbretit Priam, pa një ëndërr të keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tëra. Mbreti i cili i besonte shumë këtyre porosive, thirri një fallxhor që t’ia shpjegojë ëndrën.

Sipas fallxhorit, mbretëresha ishte shtatëzëne dhe fëmija që do lindte duhej vrarë sepse do ti hapte shumë probleme qytetit. Pasi lindi fëmija, mbreti atë ia dha një qytetari me urdhërin për ta vrarë. Por trojani shpirtmirë nuk mundi ta vriste dhe e la në pyllë, me mendimin që foshnja do vdiste. Por foshnjen e gjeti një bari dhe ai e rriti. Ky fëmijë u quajt Parisi, njeriu që do t’i hap shumë probleme në të ardhmen Trojës.Gjykimi i Parisit (1904) nga Enrique Simonet

Në atë kohë në malin Olimp, ku jetoninin perënditë, perëndesha Eris, kishte vendosur të hakmirrej ngase nuk e kishin ftuar në darsmë. Ajo mori një mollë të artë dhe në të shkruajti: “më të bukurës”, dhe pastaj e hodhi në mes të sallonit të dasmës ku të gjithë u hodhën për ta kapur atë kokër molle. Më në fund, kjo mollë mbeti në duart e tre perendeshave; Herës, Afroditës dhe Athenes, të cilat shkuan te Zeusi për ta ndarë, por ai u tha që nuk merrte vesh nga këto punë dhe ju këshilloi të shkonin në malin Ida, sepse atje ndodhet një princ i Trojës me emrin Paris, dhe ai do të përcaktonte se kuj duhet t’i takoj molla. Të tre perëndeshat largohen në drejtim të Malit Ida, ku në të njëjtën kohë Parisi po kulloste delet pa ditur asgjë. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollën që t’ia jepte më të bukurës por kjo nuk ishte punë e lehte. Të tre perëndeshat i propozuan gjëra të ndryshme Parisit. Hera i ofroi që ta bëj mbret më të fortë të Evropës dhe Azisë nëse do t’ia jepte asaj mollën. Athena i propozoi ta bënte mbret më të zgjuar në botë si dhe të fitonte në luftën me Greqinë.Rrëmbimin e Helen (1530-39) nga Francesco Primaticcio, me Afërditë drejtues.

Afrodita i propozoi femrën më të bukur në botë. Parisi pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarësi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës – për një femër të bukur. Mollën e artë ia dha Afroditës. Athena dhe Hera, të pikëlluara, vendosën ta shkatërrojnë Trojën. Afrodita për të mbajtur fjalën, e nisi Parisin për në Greqi, pasi femra më e bukur në atë kohë ishte mbretëresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos.

Mbreti e priti shumë mirë Parisin dhe i tha të qëndronte sa të dëshironte në sarajet e tij, pasiqë vet u nis për në luftë duke e lënë atë vetëm me të shoqën, pa dyshuar në besnikërinë e tij. Në këtë rast Parisi e rrëmben Helenën dhe e sjell në Trojë. Kur mbreti Menelaos kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen të gruan e vet, e kupton gabimin që kishte bërë dhe i shpallë luftë Trojës.

Në kohën kur u martua mbreti Menelaos, të gjithë mbretërit e botës ishin betuar se, po t’i ndodhte gjë Helenës do merrnin pjesë në luftë për të dhe të gjithë kaluan detërat për ta mbajtur fjalën. Mbreti Odiseu i cili ishte shumë i zgjuar dhe hileqar, nuk donte të lente shtëpinë dhe u bë si i çmendur, kur e lajmëruan për luftë.

Por lajmëtari që e dinte këtë gjë ia mori të birin peng dhe e hodhi në pus. Odiseu menjëherë kërceu dhe e shpëtoi të birin, ashtu që u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai të marrë pjesë në luftë. Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqën shumë njerëz në të. Vajzat rrëmbeheshin nga luftëtarët.

Mbreti Priamos, së bashku me të moshuarit e tjerë të Trojës, e ndiqnin luftën nga kulla. Më në fund, Parisi përballet me Menelaosin. Ata mirren vesh të bëjnë dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndërsa lufta do të mbaronte. Gjatë dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin të arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kërkojë në gjithë Trojën.

Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosën ta japin Helenën. Por perëndeshat Hera dhe Athena nuk ishin të kënaqura me këtë dhe donin që Troja të shkatërrohej e tëra. Ato e plagosin Menalaosin, çka dhe u bë shkak të fillonte lufta përsëri dhe të vdisnin me qindra njerëz, gjë që e inatosi perëndinë Zeusin dhe vendosi të ndihmojë Trojën.

Trojanët e vendosen kalin në mes të qytetit duke menduar se lufta mbaroi por një natë kur të gjithë flenin, Odiseu dhe ushtarët e tij dolën nga kali ku ishin fshehur dhe vranë ushtarët trojanë, dogjën kampet, i vunë zjarrin gjithë Trojës dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të qytetit të gjithë i kaluan në shpatë.

Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priam, të shoqën e tij dhe vajzën. Helena atë natë iu kthye Meneleosit i cili e prite me gëzim dhe u nisën drejt Greqisë duke lënë prapa rrënojat e një qyteti të djegur…

Troja është një qytet ku prej mijëra vjetësh kanë jetuar shtatë kultura të ndryshme. Thesarët e mbretit Priam ndodhen në muze në Moskë. Kali i Trojës i cili është një përfaqësues i historisë ndodhet në këmbë dhe pret vizitorë të ndryshëm, ai tashmë shërben vetëm për fotografi.Ju mund te shikoni filmin Troy per me shume argetim./wikipedia.org/

Të Lidhura

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi
Histori

27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi

27 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025
Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?
Artikuj

Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

12 Prill, 2025

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com