InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Zakone të çuditshme të shkrimtarëve të njohur…

22 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle
A A
Zakone të çuditshme të shkrimtarëve të njohur…

Çdo shkrimtar ka një rutinë ditore pune, një strategji të përcaktuar mirë për të “luftuar me letrën e bardhë”. Të gjithëve, edhe shkrimtarëve më të njohur, u ndodh të kenë atë që rëndom quhet bllok i shkrimtarit.

Ose thjesht nuk kanë motivimin e duhur për të shkruar diçka. Në raste të tilla, secili ka mënyrat e tij për të rigjetur frymëzimin… dhe disa janë mjaft të zakonshme, ndërsa disa të çuditshme…

Mark Tuein shkruante në shtrat

Dhe jo vetëm ai, por edhe Xhorxh Oruell, Edith Uarton, Marsel Prust shkruanin ndërsa rrinin shtrirë në shtrat. Autori i njohur amerikan   Truman Kapote e cilësoi veten një herë si “shkrimtar horizontal”, sepse nuk mund as të mendonte e as të shkruante nëse nuk shkrihej më parë në shtrat.

Ernest Hemingueji shkruante në këmbë

Në ndryshim të plotë nga shkrimtarët e mësipërm, Hemingueji, Dikens, Virxhinia Ulf, shkruanin në këmbë. Kjo metodë mund të jetë e mirë edhe për arsye shëndetësore, duke marrë parasysh problemet që shkakton për shpinën qëndrimi i gjatë ulur.

Vladimir Nabokov shkruante në letra treguese

Vladimir Nabokov, autori i “Lolitës”, i ka shkruar të gjithë librat e tij në letra të vogla treguese, të cilat i mbante në kuti të vogla ose edhe nën jastëk, kur shkruante natën.

Aleksandër Dyma përdorte një sistem ngjyrash

Autori francez Aleksandër Dyma i shkroi romanet e tij të njohur “Tre musketierët” dhe “Konti i Monte Kristos” duke përdorur një sistem ngjyrash. Duket e çuditshme dhe e vështirë apo jo? Jo për Dyman, i cili përdorte ngjyrat për llojet e shkrimeve: blunë për shkrimet e tij fiksion, rozën për artikujt dhe të verdhën për poezinë.

Viktor Hygo shkruante lakuriq

Ndërsa po i afrohej afati për të dorëzuar dorëshkrimin e “Katedralja e Parisit”, Hygo e kuptoi se nuk kishte gjë në vijë, kështu që urdhëroi shërbyesin personal t’ia merrte të gjitha rrobat dhe të ikte nga shtëpia. Në këtë mënyrë ai nuk do të ishte në gjendje të dilte nga shtëpia. Kur kishte ftohtë, Hygoi mblidhej me një batanije dhe shkruante. Ia vlejti ama, e dorëzoi librin në kohë.

Honore de Balzak pinte kafe, shumë kafe

Romancieri francez Honoré de Balzak pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë. Mëlçinë mund ta kishte copë, ama sasia e kafeinës e mbante të motivuar për të shkruar. Disa studiues thonë se ai thuajse nuk kishte fjetur gjatë kohës që shkroi kryeveprën e tij “Komedia njerëzore”. Përveç Balzakut, edhe Volteri ishte i varur nga kafeina./botimeshqip

Të Lidhura

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!
Kulturë

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!

30 Tetor, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës

30 Tetor, 2025
Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj
Show Biz

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com