Ma shanë Atdheun, ma shanë nga nëna,
Në një bar, mbushur me të bardhë e negër…
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
E mbi ta të lëshohej si bishë e egër…
Ma shanë Atdheun buzë detit Egje.
Si m’u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t’i shaja!? Ata s’kishin Atdhe…
Ma shanë Atdheun, në gjuhën time.