InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Ti nuk je masë” – letra e një burri drejtuar të gjitha grave…

6 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
“Ti nuk je masë” – letra e një burri drejtuar të gjitha grave…

“Nuk ka rëndësi se sa peshon, është joshëse të prekësh, të përqafosh dhe përkëdhelësh trupin e një gruaje. Ne burrave nuk na bën përshtypje të dimë sesa peshon një grua.  As ia kemi idenë se çfarë mase ka ajo apo nëse është apo jo “në formë”. Kuptimi ynë mbi format është i ndryshëm.

Neve nuk na intereson gjatësia në centimetra, është çështje proporcionesh, jo masash. Një grua me formë të mirë duhet të jetë e rrumbullakët dhe me tule. Ky është ai lloj trupi që ne, pa dyshim, e vëmë re në çast.

Vajzat e holla që sfilojnë nëpër pasarela ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët, të cilët, që të flasim hapur, duket sikur i urrejnë gratë dhe konkurrojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të thata.

Grimi është shpikur që gratë ta përdorin. Përdoreni pra! Po të qe për fytyra “ujë e sapun”, na mjaftojnë tonat. Fundet janë shpikur për të nxjerrë në pah këmbët tuaja fantastike. Ka një arsye pse natyra ju ka bekuar me forma dhe, e përsëris, na pëlqeni kështu. Të mbulosh këto forma është njëlloj si të mbash në bodrum divanin më të mirë.

Është ligj i natyrës që të gjithë ata që martohen me një grua të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më vonë kërkojnë një të dashur topolake, simpatike, që duket sikur shpërthen nga shëndeti. Të rejat janë padyshim të këndshme. Por ato pas të dyzetave? Për to jemi gati ta marrim oqeanin me not.

Trupi ndryshon, moshohet. Mos bjer në dëshpërim nëse nuk të bën më fustani që kishe kur ishe 18 vjeçe. Një grua 45-vjeçare që hyn në fustanin që kishte kur ishte 18 ka probleme zhvillimi ose është duke shkatërruar veten.

Neve na pëlqejnë gratë që kanë një jetë të ekuilibruar dhe dinë të kontrollojnë ndjenjat e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur duan të hanë, hanë me shije (dieta fillon pas shtatorit, jo më parë) dhe kur duan të mbajnë një dietë, e bëjnë me qejf (pa dëmtuar veten dhe pa vuajtje).

Neve na pëlqejnë gratë që momentet intime me partnerin i shijojnë ngadalë; na pëlqejnë gratë që kur duan të blejnë diçka e blejnë dhe kursejnë kur duan ta bëjnë një gjë të tillë.

Disa rrudha në fytyrë, disa shenja në bark e nëpër këmbë nuk të bëjnë më pak të bukur.  Ato janë dëshmi se keni bërë diçka në jetën tuaj dhe nuk e keni kaluar kohën nëpër qendra estetike. Keni jetuar!

Trupi i gruas është i shenjtë, prej tij ka lindur i gjithë njerëzimi. Ndaj, kujdesuni për veten dhe dashuroni. Kjo është bukuria!”/botimeshqip

Përktheu: Elona Qose

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com