InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lista e fituesve/ Zgjidhen krerët e rinj të Partisë Demokratike, emrat në të gjitha qarqet e vendit

3 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Lista e fituesve/ Zgjidhen krerët e rinj të Partisë Demokratike, emrat në të gjitha qarqet e vendit

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së krerëve lokalë të degëve të saj në të gjithë vendin. Për më shumë se 15 ditë, Kuvendet e degëve të partisë më të madhe në opozitë kanë votuar për drejtuesit e rinj të tyre.

Disa prej degëve në qarqe të mëdha të vendit kanë përmbyllur këtë të diel procesin e zgjedhjes së kryetarëve. Ish-kryetari i Qarkut në Elbasan, Eugen Isai, është zgjedhur në krye të degës së PD-së në këtë qytet. Isai fitoi me 378 vota përballë kandidatit tjetër në garë, Zamir Muzhaqi, i cili mori 88 vota.

Surprizë për zgjedhjet e degës lokale të PD-së në Elbasan ishte tërheqja pak përpara zhvillimit të zgjedhjeve e ish-kryetarit të PD-së dhe ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi. Përmes një fjalimi në Kuvendin e PD-së, Bylykbashi ka falënderuar demokratët e Elbasanit për besimin e dhënë dhe ka theksuar se është koha për një drejtim të ri të partisë.

Burime të “Panoramës” bëjnë me dije se vendi i Bylykbashit lidhet me ambicien e tij për të kandiduar 8 muaj më vonë si kandidat për kryetar në Bashkinë e Elbasanit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej disa muajsh Bylykbashi po punon me një staf të ngushtë për përgatitjen e fushatës. Zgjedhje gjatë kësaj të diele janë zhvilluar edhe në Kukës dhe Berat, qytete ku demokratët rimandatuan kryetarët aktualë. Kreu i PD-së në Kukës, Arif Regjmati, mori një tjetër mandat 4-vjeçar përballë sekretarit organizativ të degës, Fasli Germizi.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në cilësinë e të deleguarit për zgjedhjet në Kukës kërkoi nga demokratët të mos përçahen dhe të punojnë të gjithë për fitoren e PD-së. “Nuk duhet të jetë e pranueshme nga askush, jo nga ju qe jeni palca e PD-së, por nga asnjë kuksian nuk duhet të jetë e pranueshme që PD-ja të arrijë në një moment dhe të humbi siç ndodhi në 2017. Unë nuk jam këtu të gjej fajtorët. Ajo që duhet të bëjmë të gjithë bashkë, pa u ndarë në palë. Sepse jemi një, PD është një”, tha Paloka. Edhe në qytetin e Beratit, kreu i degës së PD-së u rikonfirmua Gazmend Azizi në garën me Shkëlqim Hysin.

Çollaku fiton në Tiranë, e vetmja grua drejtuese në degët e PD

Zgjedhjet për drejtuesit lokalë të PD-së kanë sjellë edhe gra në krye të degëve. Në degën nr.2 në Tiranë fituese është shpallur Mirlinda Çollaku. Drejtuesja e re e degës 2 në kryeqytet u shpall fituese me 113 vota, ndërkohë që kreu i Departamentit të ish-të Përndjekurve Politikë, Edison Çela, mori 84 vota. Çollaku është e vetmja grua e shpallur fituese në të gjithë degët e PD-së në rrethe.

Në degën 10 në Tiranë u zgjodh në krye të degës Ervin Minarolli, drejtues i Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit në PD. Minarolli fitoi përballë Enka Sallakut. Ishdeputeti i PD-së, Ndriçim Babasi, ka marrë një tjetër mandat katërvjeçar për drejtimin e degës 5 në kryeqytet. Në degën 8, ku në zgjedhje me të drejtë vote ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, u zgjodh kryetar Pëllumb Seferi. Në degën 9 u rikonfirmua Saimir Mulgeci, në degën 11 Florjan Lila.

KRERET E RINJ TE PD

KRERET E RINJ TE PD1 copyKRERET E RINJ TE PD2

 

Të Lidhura

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun
Aktualitet

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun

27 Shkurt, 2026
“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

25 Shkurt, 2026
Arjan Ndoja ndez strukturat në Shijak: Analiza e zgjedhjeve dhe paralajmërimi i fortë për protestën e radhës
Aktualitet

Arjan Ndoja ndez strukturat në Shijak: Analiza e zgjedhjeve dhe paralajmërimi i fortë për protestën e radhës

24 Shkurt, 2026
Përjashtohet nga Policia ish-zv.drejtori i Rendit në Lezhë, penalizohet me ulje grade edhe Altin Mena
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia ish-zv.drejtori i Rendit në Lezhë, penalizohet me ulje grade edhe Altin Mena

24 Shkurt, 2026
Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim
Aktualitet

Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun
Aktualitet

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun

27 Shkurt, 2026

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua
Show Biz

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua

27 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e premte, 27 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 27 shkurt 2026

27 Shkurt, 2026

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5
Show Biz

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5

26 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com