InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Prokurori italian: Mafia shqiptare ndër më të fuqishmet, kanabisi juaj po pushton Europën

2 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme
A A
Prokurori italian: Mafia shqiptare ndër më të fuqishmet, kanabisi juaj po pushton Europën

Prokurori italian, Nicola Gratteri, prej vitit 2016 është në krye të Departamentit të Antimafias italiane të Katanzaros në rajonin e Kalabrisë. Prej vitit 1989, ai është nën mbrojtjen e shtetit dhe në linjën e parë të luftës kundër mafias kalabreze Ndrangheta. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kreu i antimafias kalabreze shprehet se tashmë edhe mafia shqiptare renditet tek ato më të fuqishmet.

“Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë dhe do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importojë sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata marijuanë të trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të shqetësuar” – thotë Gratteri.

Prokurori i Antimafias italiane shpreh shqetësimin e tij dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Ajo çka vëmë re është se për fat të keq sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe lufta e policisë shqiptare në këtë drejtim është pak e butë. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Shikojmë një sistem drejtësie mjaft të ngadaltë e jo në të njëjtin dimension me aktivitetin kriminal që ekziston në Shqipëri” – shprehet prokurori.

Por a investon mafia shqiptare në Itali?

“Është e dukshme se mafiet e huaja që shesin drogë në Europë investojnë paratë e tyre e përfitimet nga aktiviteti kriminal në Europë dhe mafia shqiptare nuk bën përjashtim. Ne mendojmë se mafia shqiptare po investon dhe po blen në Europë”.

Prokurori italian shton se ka të dhëna që pjesëtarë të Ndraghetës strehohen në Shqipëri.

“Po ka ndranghetistë që fshihen në Shqipëri. Shkojnë në Shqipëri për aferat e tyre kriminale e rrinë të qetë sepse është më e lehtë për t’u fshehur në Shqipëri si persona në kërkim sesa në Itali”./Ora News/

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të
Bota

Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të

16 Janar, 2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin
Bota

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin

14 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros, mund t’i ndodhë edhe liderëve të tjerë
Bota

Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros, mund t’i ndodhë edhe liderëve të tjerë

3 Janar, 2026

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

19 Janar, 2026

Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti për këtë të hënë
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti për këtë të hënë

19 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 19 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 19 janar 2026

19 Janar, 2026

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com