Ka nisur shembja e banesave në zonën e Astirit, ku do të ndërtohet Unaza e Re e Tiranës.
Më herët, grupet e vlerësimit të ARRSH ishin në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit, ndërsa janë penguar nga banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen.