Gruevski u largua përmes Tiranës me pasaportë false? Policia e shqiptare nis verifikimet

Pas pretendimeve të gazetës serbe “Politica” , se ish-kryeministri i Maqedonis Nikolla Gruevski, ishte arratisur drejt Budapestit nga Tirana me pasaportë false, Policia ka nisur hetimet.

Burime thanë për “Fax News”, se policia po verifikon kalimet në doganën e Qafë Thanës dhe në Rinas, për të vërtetuar nëse pretendimet e medies serbe qëndrojnë apo jo.

Kujtojmë se, media serbe thotë se Gruevski pa pasaportën e tij ka kaluar kufijtë e disa shteteve për të mbërritur në Hungari.

Po sipas tyre, Gruevski me pasaportë false gjatë natës ka arritur në Tiranë, më pas me fluturimin e parë në mëngjes me kompaninë “Malev” është arratisur në Budapest, ndërsa dyshohet se në të gjithë këtë ai ka qenë i ndihmuar nga punonjësit e Ambasadës Hungareze në Shqipëri.

Informatat që vijnë nga Serbia thonë se në aeroplan Gruevski gjatë gjithë kohës ka pasur syze dielli dhe kapuç, çka ka bërë që personeli i aeroplanit të mos e kuptonte kush ishte ai në të vërtetë.

Vetë qeveria e Maqedonisë përmes kryeministrit Zaev është shprehur se Hungaria nuk duhet ti japë azil politik Gruevskit, pasi vendi është një vend i sigurt, dhe nuk përbën rrezik për jetën e ish-kryeministrit.

Hungaria pranoi dje kërkesën e tij për azil, një situatë kjo që mund të sjellë probleme në luftën e shteteve ballkanike për të vënë drejtësi në nivele të larta të zyrtarëve të korruptuar.