EDUART NDOCAJ: JAM KRENAR QË JAM MIRDITOR DHE ME PREJARDHJE NGA FAMILJE FISNIKE NDOCAJ&SUMAJ .

Ishin keta burra,qe bene te mundur qe zeri i Mirdites te degjohej deri ne kancelarite e Europes!

Shënim;Janë vetëm disa nga figurat e shquara mirditore,pasi ka aq shumë të tilla,sa është e pamundur ti përmbledhësh në një foto,duhet një faqe mali

Familja Ndocaj(Suma): Fisnikëria lind dhe trashëgohet brez pas brezi
Ish deputeti Eduart Ndocaj shkruan për historinë e familjes së tij:

Kol Gjok Deda i Manatisë, plaku i bajrakut të Manatisë

Kol Gjok Deda lindi në fshatin Manati të bajrakut me të njëjtin emër, njëri prej 12 bajrakët e Mirditës.
Lindi në një familje me tradita patriotike, shtëpia e Ndocajve, e cila bënte pjesë ndër shtëpitë e para në bajraket e Malësisë së Lezhës, e cila mbante titullin e vojvodës. Familja e Gjok Dedës ka qenë një bazë e rëndësishme dhe mbështetëse e luftërave të mirditorëve kundër pushtuesve. I ati, Gjok Deda, ishte pjesë e luftëtarëve mirditorë, që morën pjesë në mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, të prirë nga kapedani Preng Bib Doda, ku dhe dha jetën në luftime, në Tuz, në vitin 1880, ku koka e tij përfundoi në tepsi tek Krajl Nikolla.
I rritur në këtë familje patriotike, Kol Gjok Deda, që në moshë të re merr pjesë me armë në dorë në luftë kundër pushtuesve turq.
Pati një kontribut të spikatur gjatë kryengritjeve të viteve 1911-1912.
Më 11 maj 1912, merr pjesë në kuvendin e Zejmenit, ku pati përfaqësues nga 12 bajraket e Mirditës, Bregu i Matës dhe Kurbini. Më 25 maj 1912 ishte ndër organizatorët e kuvendit të Manatisë. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan disa luftime kundër pushtuesve, forcat kryengritëse të 12 bajrakeve të Mirditës drejtoheshin nga Preng Marka, Prenga i Oroshit dhe Kol Toma i Velës.
Të mbështetur nga vullnetarë nga Lura, Dibra e Mati, kryengritësit mirditorë sulmuan Lezhën, arritën ta çlironin dhe të ngrinin flamurin kombëtar. Por në mungesë të armatimeve, pasi një anije me armë që u ishte premtuar nga aleatët nuk erdhi, u detyruan që të tërhiqeshin dhe të zinin vijën Kreshtë-Gomsiqe.
U zhvilluan luftime të ashpra në Gomsiqe, Rraboshte, Kallmet, prej Vaut të Dejës në Grykë të Gjadrit, në Kreshtë e deri në malin e Velës, në të gjitha shpatet që ndanin Mirditën nga Zadrima. U zhvilluan luftime të ashpra në Pllane, Breg të Matës, etj.
Më 1 gusht 1912, merr pjesë në kuvendin e Rubikut. Në këtë kuvend morën pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e veriut, si nga 12 bajraket e Mirditës, Kurbini, Bregu i Matës, Zadrima, Lezha, Shkodra, Kruja e Tirana.
Tri ishin çështjet me rëndesi kombëtare, që u shqyrtuan në Kuvendin e Rubikut.
1. Zgjedhja e delegatëve për në kuvendin kombëtar të Shkupit, në të cilin do të hartohej Statuti (Kushtetuta) i Shqipërisë autonome.
2. Formulimi i një projekt-statuti për këtë qëllim.
3. Qëndrimi i shqiptarëve ndaj autoritetit osman deri në kthimin e delegatëve.
Mbështeti me të gjitha forcat shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë.
Në ditët e para të dhjetorit 1912, u ngrit flamuri kombëtar në Lezhë, nga Kol Toma i Velës, Frrok Ded Kola i Kashnjetit, Gjeto e Ded Coku të Bregut të Matës, Kol Gjok Deda i Manatisë, etj.
Më 8 korrik 1919, mori pjesë në kuvendin e Kallmetit, ku pati përfaqësues nga 12 bajrakët e Mirditës.
Në kuvend u nënshkrua një protestë drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, kundër pretendimeve shoviniste jugosllave për pushtimin e Shkodrës.
Kol Gjok Deda vdiq, duke lënë një emër të mirë e të nderuar në Malësinë e Lezhës e më gjerë

Don Ndoc Suma(Ndocaj)
Dom Ndoc Suma (Nënshat, 31. 07. 1887 – 22. 04.1958) vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq, e mora vesht pse më kishin arrestue”.

“Vetëm tashti po e marr vesht…”
Në jetën e kushtuar të Dom Ndocit ishin më shumë jetët e të tjerëve, sesa jeta e tij, pa ngjarje të jashtëzakonshme. Përveç 21 shtatorit 1911, kur u shugurua në Kapelën e Seminarit, e 24 shtatorit 1911, ditë e kremtimit të Meshës së parë, në vendlindje. Ku u kthye pas një vonese prej dy motesh.
U kthye pranë të vetëve, me dëshirën për t’i gdhendë shpirtërisht e mendërisht. Pranë njerëzve të thjeshtë të fshatit, mundimçarë, me kallo në duar. Të thyer më dysh nga rangët e shtëpisë, nga punët ndër ara e kopshtije, nga vrapi pas katër-pesë delesh e dhish, gjithnjë në ndjekje të çubave të barit. U bë bari i barinjve. Atyre, që teshat më të mira i ruanin për vdekje. Shkoi mes tyre, si njeri, që dijen e kishte marrë sa në shkollë, aq në maje të gurit të malit e rreth vatrës, mbrëmjeve, ku mblodhi mite e tradita të lashta shqiptare, duke iu kushtuar etnografisë.
I qetë, energjik, me zë tingëllues, si gjithë meshtarët, fliste thjesht, pa gojtari të zgjedhur, po me zemër në dorë. Mbështetej në Zotin e në popullin, që Ai i lumi ia kishte besuar. Në fenë e tij, në frymën e tij krijuese.
Shërbeu si famullitar në Kçirë, Koman, Naraç, Laç të Vaut të Dejës dhe në Pistull. I vlerësuar fort nga besimtarët, që e deshën dhe e ndoqën shqetësueshëm në çdo hap, sepse shëndetlig.
Po kremtonte Meshën Shenjte më 8 dhjetor 1946, kur e arrestuan. Ishte njeri aq i thjeshtë, sa nuk e mori vesh fare pse po e mbërthenin në hekura. Pastaj, në gjyq, e akuzuan për faje, që po i dëgjonte për herë të parë. Për bashkëpunim me diversantët, të cilët nuk i kishte parë kurrë, në një fshat ku gjithkush e dinte ku mund ta gjente në çdo orë të ditës e të natës. Sepse njerëzit vdesin edhe natën!
“Vetëm tashti e mora vesh çka kam bâ”, pati thënë, me humor të hidhur, kur u rikthye nga gjyqi, në qeli, i dënuar me 30 vjet burgim.
Ishte njeri i thjeshtë, i zakonshëm. E me këtë thjeshtësi e përballoi edhe burgun, i bindur se kjo ishte vullndesa e Zotit. Nuk iu nënshtrua torturave të tmerrshme, të padurueshme, si të tjerët. Si u paralizua në burg, ku kishte ndenjur 8 vjet, e liruan, të shkatërruar fizikisht aq, sa pas pak do të mbyllte sytë, me bindjen se s’kish bërë tjetër, veç misionit të tij. Duke na kujtuar, kështu, me jetën e vdekjen e tij, se edhe njeriu më i thjeshtë mund të ecë në rrugën e shenjtërisë.
Më 10 nëntor të vitit 2002, kur u hap procesi dioqezan për lumnimin dhe shenjtërimin e 40 martirëve shqiptarë, do të jetë çuditur duke dëgjuar edhe emrin e tij. Nuk ishte më në listën e të dënuarve me burgim të përjetshëm, por të kandidatëve për nderimet e elterit.
“Vetëm tashti po e marr vesh se ç’çka kam ba”, do të ketë thënë, prej atje nalt, ku sosen të gjitha shtigjet, duke lexuar historinë e jetës së vet, në listën e 40 të lumëve të ardhshëm.
Duhet t’i duken krejt të tepërta edhe këto fjalë, që po flasim sot për të, duke e kujtuar. I bindur se nuk bëri as më pak, as më shumë, se duhet të bënte.
Po ne nuk mund të mos e kujtojmë, atë, të 40-tët e të tjerët, me emra e pa emra.
Sepse nuk mund t’i harrojmë kurrë ‘Martirët tanë’. “Përvoja e vdekjes dhe e ringjalljes së tyre i përket gjithë Kishës, mbarë botës” vijon të na kujtojë Pasardhësi i Shën Pjetrit, Papa i Lum Vojtila. Duke na porositur ta vijojmë reflektimin mbi çka na ngjau gjatë disa dhjetvjeçarëve të shekullit XX!…“Përvoja e kaluar nuk duhet harruar, për të shmangur përsëritjen e të njëjtave gabime të një kohe shumë të mjerueshme… të paparë në rrjedhën e historisë…Nuk duhet harruar ç’ka ngjarë…nuk duhet harruar!”, jehojnë fjalët e thëna nga i Lumi Gjon Pali II në trojet tona!

Dom Gasper Suma (Ndocaj)
Lindi në Shkodër më 22.03.1897. Studioi në Shkodër dhe pastaj në Vjenë, Grac e Lankoëitz të Austrisë. Teologji studioi në Shkodër dhe Gjenovë. U shugurua meshtar në Gjenovë më 24.07.1921. Dha mësim në Seminarin e Fretërve Minorë të Shkodrës. Qe Famullitar në Përshkash (1923-1924), Nikaj (1927-1931), Toplanë (1932-1942), Theth (1942-1943). Prej kuvendit të Brigjeve ka shërbeu në Hot e Rapshë (1943-1946) dhe në Gomsiqe (1946-1947). Qe Guardian i Gjuhadolit dhe Kapelan i Motrave Stigmatine të Shkodrës. U arrestua në Gomsiqe dhe u burgos në Shkodër më 24.05.1948 dhe më 22.08.1949 u dënua me tre vjet burg. Vdiq prej kancerit në Burgun e Madh të Shkodrës më 16.04.1950. Trupi i tij pushon në kishën e Fretërve Minorë të Shkodrës.

Gjin Preng Marku, PLAKU BAJRAKUT MANATIS NE MIRDITE-Shkruan Eduart Ndocaj
Written by Rehat Fare në Maj 17, 2018
PJESE NGA LIBRI IM”JETA IME”

AI i cili ishte barjak ne periudhen me te veshtire te fisnikeve shqiptare, gjate periudhes se Regjimit. Ai jo vetem qe ka ndihmuar shume fisnike te tjere te zones, por kurre nuk u perule perballe Regjimit. Perkundrazi, gjate gjithe kohes ka qene nje malesor, nje fisnik i vertete dhe nje antikomunist i betuar.
Isha vetëm 5 vjeç, kur kujtesa e ime fillon rrugën e saj. Ishte një ditë shumë e trishtuar, sepse humba gjyshin. Megjithatë, unë nuk e kuptoja, ashtu siç mund ta kuptonin më të rriturit, se çdo të thotë të humbësh gjyshin, simbolin e vazhdimësisë dhe identitetin e një familje të vërtetë mirditore.
Ishte mëngjes, më kujtohet shumë mirë, kur Gjyshi im i shtre-njtë, krenaria ime, po pinte kafe me nipin e tij, Nikollën, dhe papritur ai e la të folurën duke i thënë nipit të tij se nuk po mbushej me frymë. Kaq, mjaftojë që shpirti i tij të shko-nte në prehrin e Zotit.
Prej vitesh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Pikërisht në ditën, kur gjyshi braktisi botën tonë njerëzore dhe ju bashkuar mbretëri-së së Zotit, unë isha aty, vetëm gja-shtë vjeç dhe e përjetova persona-lisht atë moment, i cili vështirë se mund të fshihet nga mendja e një të riu, që do të ndiqte me shumë zell e branari gjurmët të parëve, të fisnikëve të familjes, dhe të nderuarve të gjithë Mirditës.
Gjyshi pushojë së folur, nuk mori frymë dhe zemra i pu-shojë. Nuk po i mbaja dot lot, një hije e rëndë i ra shtëpisë, të gjithë u bashkuam në këtë moment dramatik. Lotët më rrodhën në sy, e mbi faqe. Ai ishte një burrë fisnikë, që i donte shumë fëmijët, nipat dhe mbesat dhe thoshte, se: “Një shtëpi pa fëmijë, është si bota pa nje-rëz”.
Ai gëzohej shumë tek sa shikonte nipat dhe mbesat, që e ki-shin mbushur shtëpinë, e shumë herë i dilnin lot nga gëzimi. Për ma-lësorin,fëmijët janë jeta,vazhdimësia,e ardhmja dhe garancia e vazh-dueshmërisë së linjës së gjakut. Edhe pse isha i vogël, gjyshi kishte një debulesë të madhe për mua e gjithmonë u thoshte të tjerëve: “Mos ma prekni me dorë Eduartin, sepse ai do të jetë suksesi e nderi i familjes sonë”.
Atë ditë nuk kishte vdekur vetëm gjyshi im, kryetar i një familje të ndershme, por kishte vdekur një ndër burrat më të shquar dhe të respektuar të Bajrakut të Manatisë dhe të gjithë 12 Bajraqeve të Mirditës.
Me gjyshin tim, Gjin Preng Marku, unë sot krenohem, dhe e kujtoj me dashuri. Jo vetëm kaq, por kudo që shkoj ma kujtojnë atë, për historitë dhe bëmat që më tregojnë njerëzit për të, kur e marrin veshtë se kush jam. Zemra më bëhet mal, kur flitet për të, dhe po ashtu obligohem më shumë të ndjek rrugën e tij, të përfaqësimit, ndërmjetësuesit dhe të njeriut që impenjohet edhe për interesat e përbashkëta, që zgjidh hallet e problemet e njerëzve.
Ishin kohë të vështira atëherë, sepse regjimi më i egër në Evropë, e pse jo në botë, u kishte shpallë luftë fisnikëve, patriotëve e familjeve të mira. E tillë ishte edhe familje ime në atë.
Frika jetonte krahas vdekjes dhe persekutimit. Mbaj, mend, që kur gjyshi vdiq, gjatë ditës nuk erdhën shumë njerëz për ngu-shëllime, sepse ishim të persekutuar, nuk ishim komunist, edhe pse ishim familje patriotësh, fisnikësh e të ndershmish. Me të rënë nata, qindra e qindra njerëz filluan të vinin në shtëpinë tonë për të bërë ngushëllimi, pasi ishte një figurë shumë e respektuar dhe e nderuar në gjithë Veriun.
Për 12 muaj rresht kanë ardhur njerëz nga gjithë Veriu për të na bërë nderime e ngushëllime, sepse gjyshi gëzonte një respekt të gjerë për mençurinë dhe bujarinë e tij.
FAMILJA NDOCAJ (SUMAJ)Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart NdocajFotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj