InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk dekretoi Sandër Leshin, Gjata: Vendimi i Metës kushtetues, s’është noter

4 Nëntor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Politikë, Të ndryshme
A A
Nuk dekretoi Sandër Leshin, Gjata: Vendimi i Metës kushtetues, s’është noter

Konstitucionalisti Çlirim Gjata e cilëson kushtetues vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos e dekretuar Sandër Lleshin, propozimin e Kryeministrit për ministër të Brendshëm. Në një reagim për “Panorama”, juristi Gjata kujton se kreu i shtetit nuk është noter i Kryeministrit për të miratuar çdo kandidaturë që i dërgohet, aq më tepër me dy rastet e mëparshme të ministrave të Brendshëm.

“Vendimi është kushtetues dhe në këto pozita Kryeministri duhet të dërgojë një kandidaturë tjetër. Presidenti i Republikës nuk është noter i Kryeministrit. Kryeministri ynë shquhet për dërgime të emrave me probleme penale, siç kanë qenë propozimet për deputetë dhe kryetarë bashkish.Çlirim-Gjata

Prandaj edhe Presidenti, ndoshta edhe për shkak të historisë së dy ish-ministrave të Brendshëm, është menduar gjatë për këtë propozim. Në kushtet që jemi, ku Presidenti nuk e dekretoi këtë kandidaturë, Kryeministri duhet të dërgojë një kandidaturë tjetër. Por presidenti duhet të japë arsyet përse nuk e dekreton propozimin e Kryeministrit për z. Lleshi, pasi posti i ministrit është detyrë politike.

Nëse Kryeministri nuk është dakord me këto arsye që do të japë Presidenti, mund ta çonte vendimin në Gjykatë Kushtetuese. Por çështja e Gjykatës Kushtetuese për Kryeministrin është bërë si ‘shejtani me djepin’. Në kushtet kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese do të duhet të çojë kandidaturë tjetër”, sqaron Gjata.

Por nëse përplasja do të thellohet kur për çdo kandidat për ministër, Presidenti do të refuzonte? Juristi Çlirim Gjata shprehet vlerësues sa i takon Metës si kryetar shteti. Sipas tij, Presidenti në rastin për ligjin për teatrin, por edhe për këtë dekret ka treguar se është serioz në vendimmarrjen e tij. “Meta vazhdimisht nuk mund t’i refuzojë. Ne po flasim për një shtet serioz. Besoj që Presidenti Meta bën pjesë në atë grup politikanësh që nuk tallen me Kushtetutën.

Asnjë president nuk do t’ia lejonte vetes të bënte një gjë të tillë. Por ama Presidenti ka detyrimin t’ia kthejë kandidaturat Kryeministrit, kur ato kanë një ‘cen në biografi’, po e perifrazoj përmes kësaj shprehjeje mosplotësimin e kritereve për të marrë besimin e Presidentit. Madje, një president serioz kështu duhet të veprojë dhe me ligjin e teatrit dhe në këtë rast me këtë dekret ka treguar se është vërtet president serioz”, shpjegon juristi. Gjata shpjegon edhe rastin kur ishPresidenti Nishani përdori të gjithë afatin kushtetues, por në fund e dekretoi Fatmir Xhafajn si ministër.

“Nuk e di cilat kanë qenë informacionet që z.Nishani ka pasur për z.Xhafaj. Nuk mund t’i vendos përballë juridikisht z.Nishani me z.Meta. Por unë mendoj që z.Nishani ka pasur parasysh shumë gjëra, por të cilat nuk kanë qenë kritere ligjore, por procedurale. Një nga ato kritere, unë kujtoj pasi edhe opozita e kishte ngritur si çështje, ishte fakti që z.Xhafaj kishte punuar hetues përpara viteve 1990, por ky nuk është kriter ligjor për të mos u bërë ministër.

Ndërkohë që z. Meta nuk i ka bërë publike kriteret që e çuan në vendimmarrjen për të mos e dekretuar z.Lleshi. Por edhe një herë dua të theksoj se Presidenti është në të drejtën kushtetuese për këtë vendim që ka marrë.

Kujtojmë se z.Rama futi në Parlament deputetë që ikën përmes ligjit të dekriminalizimit, po ashtu dy ministra dolën me probleme, njëri është ende nën akuzë dhe tjetri për probleme familjare, të cilat e bënin nga pikëpamja politiko-morale të papranueshëm për të qëndruar në detyrë. Të dy këta precedentë e bëjnë Presidentin të jetë më i kujdesshëm”, sqaron për “Panorama” konstitucionalisti.

Të Lidhura

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025
Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

HOROSKOPI DITOR, e shtunë 19 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI DITOR, e shtunë 19 Korrik 2025

19 Korrik, 2025

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com