Horoskopi i së dielës – Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Ja parashikimi i yjeve:

Dashi-Është koha e përshtatshme për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për të fituar një vend pune që kërkon seriozitet dhe aftësi. Një vendim i papritur do të dalë se është i duhuri kundër çdo parashikimi pesimist. Provojeni!

Demi-Jeni shpërndarë në shumë fusha. Ndiqni objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë. Mos vallë për hir të kësaj keni lënë mënjanë dashurinë? Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin.

Binjakët-Sot priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes së juaj një çdo mjedis, po u dashur fare t’i përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Gaforrja-Keni mundësinë për të takuar persona dhe kultura të ndryshme nga e juaja, me tradita dhe mënyra të tjera jetese. Parashikohen udhëtime. Zgjidhni angazhimet! Pas pak do t’ju duhet të hiqni dorë nga orët e gjumit për të mbajtur ritmet e veprimtarisë!

Luani-Një epror do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk e ka aftësinë e juaj! Urani dhe Saturni ju favorizojnë në veçanti të gjitha veprimtaritë e juaja artistike dhe krijuese.

Virgjëresha-Një realizëm i mirëfilltë dhe një sens praktik do të jenë zgjedhja e duhur për të luftuar rastësitë jo të favorshme që do t’ju dalin për të përballuar. Me Mërkurin që nuk ju mbështet, do të keni prirje të gjykoni të tjerët edhe për gjëra të kota: përpiquni të jeni më realistë.

Peshorja-Nuk mund të mohoni më faktet. Duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni, njëherë e për gjithmonë, për ta lënë pas. Do të jeni të disponueshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.

Akrepi-Nuk do të humbni vëmendjen nga interesat e juaja për të vrapuar pas angazhimeve të përditshme dhe çështjeve praktike. Keni nevojë për lëvizje, për ajër të freskët dhe të pastër për t’u mbushur me frymë. Organizoni një udhëtim në një zonë detare.

Shigjetari-Sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme që do t’ju ndryshojnë jetën e dashurisë apo do të forcojnë lidhjet ekzistuese.

Bricjapi-Do t’ju duhet të merrni disa vendime të vështira për të çuar përpara gjërat. Prandaj, nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.

Ujori-Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.

Peshqit-Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që edhe të mendoheshit pak për veprimet që ndërmerrni.