Sot mot me diell, si do të ndryshojnë temperaturat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.