“Kostoja e jetesës është e papërballueshme”, Basha: Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Rama dhe ministrat shumëfishojnë pasurinë, ndërsa Shqipëria varfërohet.

Në një postim në mediat sociale, ndërsa ilustron se 40 për qind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë për frymë, Basha shkruan se papunsia është shtuar dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

Sipas kryedemokratit, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit.

Postimi i plotë:

Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.

Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.

rëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.