Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Dita e mërkurë do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe intensive, të cilat do të shoqërohen herë pas here me reshje shiu.

Reshjet e shiut do të jenë të një intensiteti të ulët dhe lokal.

Pasdite zonat malore do të kenë një prezencë të reshjeve të dendura të dëborës, si dhe do të hasin ngrica.

Sipas meteob, temperaturat do të pësojnë ulje në orët e para të mëngjesit, duke u luhatur në vlerat -2 deri në 13 gradë celcius.

Era me drejtim veriperëndim dhe verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar m dallgëzim të forcës 2 dhe 4.